
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi mendon se ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, do të ndikojë në shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në “News 24”, Bylykbashi tha se dosja ndaj Berishës në SHBA është bosh dhe nuk ka asnjë prove që mbështet akuzat.
“Së pari, ne kemi një rikthim historik që nuk donin ta linin të kandidonte, donin ta dënonin, gjithë mediat kundër dhe si përfundim fitoi. Kurse në Shqipëri instrumenti përdoret për të nxjerrë kundërshtarin politik që të rrezikon, për ta futur në burg. Në informacionin më të mirë, ajo dosje është bosh, maksimumi ka tituj gazetash. Është në dorën e Presidentit, por fut në kuadratë shumë nga këta instrumente ekstrapolitikë që kanë ndikim gjigand në Shqipëri. Në këtë histori jam i sigurt se do ketë ndikime të forta. Të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje,”- tha Bylykbashi.