Politikë

A do përjashtohet Kryemadhi? Meta i hap sfidë: Nëse do të qëndrojë të votohemi të dy!

Ai i hapi sfidë për të shkuar së bashku në votim, nëse ajo dëshiron që të qëndrojë në Kryesinë e kësaj force politike.

f.t
A do përjashtohet Kryemadhi? Meta i hap sfidë: Nëse do të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat u pyet në lidhje me përjashtimin e Monika Kryemadhit nga partia. Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij. Në fjalën e tij ai i hapi sfidë për të shkuar së bashku në votim, nëse ajo dëshiron që të qëndrojë në Kryesinë e kësaj force politike.

Ilir Meta: Kush e gënjeu Monikën? Monika Kryemadhi është deputete, dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boccit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit). Ka punë, por nuk ka profesionistë. Ashtu thotë ai torollaku. Do të garantojmë Shqipërinë me 4 mln plus. Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë. Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni ndaj nepozitimit sepse duke qenë osh kryetare e Partisë, duke qenë deputete sot, por edhe nesër kjo varet nga kontributi i saj, ajo është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, në Kryesi jemi të dy të barabartë. Nëse do që të qëndrojë në Kryesi le të votohemi të dy dhe unë respektoj çdo vendim të forumit të partisë.

Partia e Lirisë po zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir Meta, me qëllim sipas këtij të fundit, Rithemelimin dhe shkëputje nga nepotizmi të partisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB