Politikë

A do e votojë PL amnistinë në burgje? Meta: Pyesni Petrit Vasilin, unë kam fokus tjetër

Sipas Metës, Vasili është personi përgjegjës për qëndrimet e Partisë së Lirisë në Kuvend

E.K
A do e votojë PL amnistinë në burgje? Meta: Pyesni Petrit
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka prezantuar planin e kësaj force politike për 10 vitet e ardhshme, që sipas tij synon të frenojë largimin e mëtejshëm të shqiptarëve nga vendi. I pyetur nëse Partia e Lirisë do të votojë projektligjin për amnistinë penale, Meta tha se kjo pyetje do të duhej t’i drejtohej Petrit Vasilit, i cili është marrë më së shumti me çështjet e Kuvendit.

‘Kjo është një pyetje që përgjigjen më të saktë mund t’iua japë zoti Vasili, foksi im si lider i Partisë së Lirisë është programi për 10 vitet e ardhshme”, tha Meta, ndërsa u pyet më tej, nëse plani i PL-së ishte konsultuar me aleatët e tjerë opozitarë.

“Nuk ekziston asnjë parti në republikën e Shqipërisë në këto 34 vite pluralizëm, për të bërë koalicione sa më gjithëpërfshirëse. Projekti ynë do të elaburohet ditë pas dite. Ky është projet i konsultuar me ekspertët më të mirë, Edmond Haxhinaston, Petraq Milon, është një projekt që do të zbatohet me çdo kusht dhe me çdo çmim. Sepse është një projekt që iu shërben të gjithëve, përveç oligarkëve”, tha më tej Meta.

Amnistia penale është futur në rendin e ditës së sotme në Kuvend, pas një marrëveshje mes grupit të Rithemelimit dhe socialistëve. Lulzim Basha i akuzoi të dyja palët për pazare. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB