Politikë

DOKUMENTI- Meta kërkon të shkojë në burg: Dua takim me Fredi Belerin

Me anë të një shkrese zyrtare, bashkë me nënkryetarin Petrit Vasili, i ka kërkuar prokurorëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të takojë Fredi Belerin.

k.m.
DOKUMENTI- Meta kërkon të shkojë në burg: Dua takim me Fredi
Petrit Vasili dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar që të shkojë në burg! Me anë të një shkrese zyrtare, bashkë me nënkryetarin Petrit Vasili, i ka kërkuar prokurorëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të takojë Fredi Belerin. Ky i fundit, aktualisht ndodhet duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit. 

SHKRESA PËR SPAK: 

DOKUMENTI- Meta kërkon të shkojë në burg: Dua takim me Fredi

Kërkesa e firmosur nga vetë Meta dhe nënkryetari i PL, Petrit Vasili, u drejtohet prokurorëve të SPAK, Dorina Bejko dhe Adnana Xholi, të cilët kanë në dorë çështjen e Belerit. Si pretendim për takimin me të, Meta shkruan se Beleri ka qenë kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndaj edhe kanë të drejtë që të kërkojnë takimin me të. Ashtu siç kanë bërë edhe zyrtarë të qeverisë greke, apo dhe ambasadorja që vepron në vendin tonë. 

Aktualisht, Beleri ndodhet pas hekurave të burgut, pasi u shpall fajtor për 'korrupsion aktiv' në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli./ZËRI

Poll

MOS HUMB