Politikë

33 vjet PS, nis me 1 minutë heshtje festa/ Rama fjalëpak: Rroftë Partia Socialiste!

Mbështetës, deputetë, ministra, por edhe figura të rëndësishme të Partisë Socialiste u mblodhën edhe sot para selisë rozë për të festuar 33-vjetorin e PS.

k.m.
33 vjet PS, nis me 1 minutë heshtje festa/ Rama fjalëpak: Rroftë
Edi Rama dhe Arta Dade

TIRANË- Ka nisur me një minutë heshtje festa e 33-vjetorit të Partisë Socialiste. Mbështetës, deputetë, ministra, por edhe figura të rëndësishme të Partisë Socialiste u mblodhën edhe sot para selisë rozë për të festuar 33-vjetorin, por mbajtën një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit. Ky i fundit u nda sot nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë. 

Mbledhja nisi me një fjalim të sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, për t'u pasuar nga kryeministri dhe njëherasi kryesocialisti, Edi Rama, i cili kësaj here u përmblodh vetëm me një frazë: Rroftë Partia Socialiste!

Më pas, kohën e kaloi duke takuar socialistët që ishin mbledhur para sheshit të selisë për të festuar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB