Politikë

300 mijë euro për dekoratë, kur gënjen hoxha Sulejman Rexhepi?

Ky fragment është i shkëputur nga libri i tij i publikuar nga shtëpia botuese "Javorja", edhe pse vetë Rexhepi tani e mohon.

k.m.
300 mijë euro për dekoratë, kur gënjen hoxha Sulejman
Ilir Meta dhe Sulejman Rexhepi

TIRANË- Pas publikimit të librit me kujtimet e tij, ish-kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi ka përgënjeshtruar veten. Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Hoxha Rexhep shkruan se mediat kanë shpifur duke përdorur emrin e tij, edhe pse vetë në librin e tij pretendonte se kishte dhënë 300 mijë euro për të marrë dekoratë nga kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta. Le ta nisim shpjegimin nga fillimi. Sot në media u publikuan pjesë të librit të tij të kujtimeve "KUSH MA PREK KOMBIN, MË KA SHARË FENË", ku tregon 'kalvarin' për të marrë dekoratë.

"Më thanë që unë t’i bëja gati lekët se gjithçka do të shkojë si në tëlynë. Nëse e do nevoja Ilir Meta do të vie edhe në Shkup dhe në sy të shkijeve do të ma dorëzojë dekoratën presidenciale. Çmimi për blerjen e dekoratës tashmë ishte caktuar, fiks 300 mij euro, kurse ceremonia spektakolare që do të përgatitej me këtë rast do të kushtonte minimum edhe nja 120 mij euro!"

Ky fragment është i shkëputur nga libri i tij i publikuar nga shtëpia botuese "Javorja", edhe pse vetë Rexhepi tani e mohon. Disa orë pas publikimit të lajmit, në reagimin e tij Rexhepi, me një gjuhë të çuditshme në fak, përgënjeshtron gjithçka, madje shton fjalët më të mira për Metën.

REAGIM I PLOTË:

300 mijë euro për dekoratë, kur gënjen hoxha Sulejman

Shpifjet ordinere të publikuara nga gazeta “Tema” e Mero Bazes dhe portalet e tjera të “Rilindjes” në Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me emrin tim dhe me Presidentin Ilir Meta dhe as nuk janë shkruar nga unë. Kurrë nuk kam bërë një akuzë kaq ordinere ndaj Presidentit Ilir Meta, përkundrazi u qëndroj të gjitha vlerësimeve publike që kam bërë për të, si një burrë shteti që qëllim të vetëm të angazhimit të tij politik ka patur mbrojtjen e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare. I përgënjeshtroj me përbuzje shpifjet e fëlliqura të mediave të “Rilindjes” dhe u kërkoj të fshijnë urgjentisht artikujt dashakeq, në të kundërt jam i detyruar të ndjek rrugën më të ashpër ligjore ndaj tyre. Presidenti Ilir Meta është një burrë shteti, patriot dhe mbrojtës i paepur i interesit kombëtar, mik i imi dhe i familjes time dhe që kurrë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë moment, nuk ka lidhje me akuzat politike të fabrikuara kundër tij duke keqpërdorur emrin tim.

Nuk e dimë sesa kohë kalon në Shqipëri hoxha, por duket shumë mirë i informuar me togfjalëshin "media inceneratorësh", "rilidnje", e të tjera fraza si këto që zakonisht jemi mësuar t'i dëgjojmë nga opozita në deklaratat dhe denoncimet ndaj maxhorancës. Ose hoxha është shumë i përditësuar  me aktualitetin politik në Shqipëri, ose dikush e ka orientuar se cilat fjalë të përdorë. Ndoshta mund ta kenë asistuar nga zyra e shtypit të Partisë së Lirisë. Për më tepër, nga atje u shpërnda njoftimi! Ndërsa vetë Meta, aktualisht president i PL-së, edhe pse i përmendet emri, nuk ka bërë asnjë koment. As ta përgënjeshtrojë të paktën.

Megjithatë kjo është më pak e rëndësishmja! E rëndësishme është sqarime se çdo fragment nuk është trilluar nga mediat që u zgjuan një ditë dhe shkruajtën për një personazh, që sinqerisht deri më tani as që e njihnin. Vetë Rexhepi thotë që ky libër, nuk është fiction,  nuk është i trilluar pra, ndaj merret e mirëqenë që këto janë kujtimet e hoxhës të shkuara 4 vite më parë. Madje dhe vetë u thotë të përfshirëve në libër që të mos mërzitën nga ato që ai shkruan.

Ja çfarë thotë në hyjre: Do të jem shumë i sinqertë, shumë i drejtpërdretë, shumë korrekt me ngjarjet, me historitë, me personzhet, kështu që, të gjithë ata personazhe që do të preken, paraprakisht ju kërkoj të falur, sepse ndryshe, nuk do të ishin memore por krijime letrare. Nuk do t’i “kursej” as shokët, as miqtë, as anëtarët e familjes sime, as veten, as funksionarë të ndryshëm politikë, as intelektualë të ndryshëm duke i përdorur si personazhe në memoaret e mia, sepse, në të kundërtën, ngjarjet do të dukeshin imagjinare. U shkrua shumë për mua dhe ju mos i merrni për të vërteta. Të vërtetat për mua janë vetëm ato që i shkruaj vetë unë. Prandaj, m’i merrni këto memoare të vërteta dhe, dijeni, iu qasa këtij zhanri vetëm e vetëm që mos t’ju jap shans të tjerëve që të shkruajnë për mua. Për mua shkruaj vetë unë, prandaj, ja, lexoni!"

300 mijë euro për dekoratë, kur gënjen hoxha Sulejman300 mijë euro për dekoratë, kur gënjen hoxha Sulejman300 mijë euro për dekoratë, kur gënjen hoxha Sulejman

Pra e thotë vetë që nuk janë trillime, por histori të vërteta. Dhe e vetmja gjë që ZËRI dhe jo vetëm kanë bërë, është zbardhja e asaj që ai ka shkuar. Por duket se fatin vetes ia ka paracaktuar sepse e parashikon se kujtimet e tij kanë rëndësi historike për kombin shqiptar.

“Lexues të dashur, vëllezër e motra të mia, në vazhdim do t’ju sjell gjëra shumë pikante dhe tepër shumë interesante, sepse, kam bindjen që do t’ju pëlqejnë, argëtojnë, për më tepër, kam bindjen që shumë fakte që do t’i ngërthej aty do t’i shërbejnë historisë sonë kombëtare.”

E vërtetë është në fakt! Rrëfimi i tij mund të hapë një tjetër dosje në SPAK për kreun e PL-së, e duhet thënë në një kohë jo të mirë tijën. Ose duhet të dalë dhe të pranojë që ato që kanë shkruar kanë qenë thjesht trillime. Jo për gjë, por do i duhet të japë llogari edhe vetë sesi i ka siguruar 300 mijë euro. Gjithsesi, atë që donte e arriti, interesin e ndezi, tashmë pas 4 vitesh, me siguri libri i tij do të jetë best-seller./ZËRI

Poll

MOS HUMB