
KIEV- Sot është 3 vjetori i Luftës në Ukrainë! Për 3-vjetorin e luftës, liderët e Bashkimit Evropian organizuan një samit dhe vizituan Kievin. Në këtë samit, kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në një video-call, ku foli për rëndësinë e bashkëpunimit. Rama u shpreh se është i vetëdijshëm për peshën e vogël që ka vendi ynë në vendimmarrjet e Bashkimit Evropian, por duhet të merren vendime për gjendjen në Ukrainë. Kryeministri shtoi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po marrin vendime së bashku pa përfshirë Ukrainën dhe aletët e saj dhe kjo duhet të ndryshoj.
Rama shtoi se liderët e BE-së, po sillen sikur asgjë s’ka ndryshuar, por në fakt me administratën e re të SHBA-së, gjithçka ka ndryshuar. Më tej ai shtoi se deri më tani aleatët e Ukrainës po merren me gjysmën e problemit siç është mbështetja ushtarake, por jo me diplomacinë dhe politikën.
Fjalimi i Ramës:
Unë nuk mund të qëndroj pa menduar dhe pa ngritur pyetje në atë se çfarë shoh në këtë takim. Europa është mbledhur në Kiev sikurse asgje ska ndodhur. Kjo më duket mua si një takim i regjistruar tri muaj më parë, një vit më parë apo qoftë edhe dy vite më parë. Nuk jam I sigurt nëse ky është rasti. Dicka e rëndësishme ka ndodhur siç ju e dini. Eshtë udhëheqja e Re në SHBA. Ajo çfare pyes është a do të ndihmohet Ukraina në mënyrë efikase dhe mbi të gjitha sa mund të bëjmë ne se bashku. Ose e thënë ndryshe ju kërkoj ndjesë se e di që është Europa e para dhe vende të tjera të mëdha dhe jo shqipëria. Unë pyes në çfarë mënyre mund të bëhet europa efikase për të mbrojtur veten e saj dhe të marrë vendimet më të mira për diçka që po ndodh tani, që janë negociatat mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Nuk jam i sigurtë nëse të thuash vetëm se do të rrisim shpenzimet e mbrojtjes dhe shpenzimet ushtarake do të na coje ne në pikën e duhur. Ky është vetëm opinion im i thjeshtë dhe modest ndoshta jam edhe gabim. Sic fola me presidentin Zelensky në bisedën tone telefonike, unë mendoj se Europa si kontinent duhet të ketë tani më një trend të ri të diplomacies përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, vendet e Bashkimit Europiane patjetër dhe të marrë pozicionin e saj përballë gjithçkaje që po ndodh. Duhet të ketë një qëndrim pasi po tregon paqëndrueshmëri për opinionin publik gjithçka që po bëhet në këtë mbledhje apo samit që është diçka e bërë më parë.
Ne po shohim qe SHBA po negocion me Rusine dhe Ukraina është lënë jashtë dhe me pas mund të përballem me faktin qe Kievi duhet të përballet me dicka. Ne kemi qenë për një kohë të gjatë të sistemit autopilot Amerikan dhe tani ky sistem është fikur dhe askush nuk e di sesa do të zgjasë diçka e tillë. Kjo eshte koha për të pasur një refleksion më të gjerë përtej se çfarë do të bëjmë në lidhje me suportin ushtarak apo prodhimin e armëve. Të gjitha këto janë të nevojshme por nuk janë mjaftueshëm.
Me të gjitha këto që thashë dua të ripërsëris se ne jemi plotësisht në mbeshtetje të Ukrainës dhe të çdo vendimi të mirë që do të merret për të në këtë hapësiren tonë. Megjithatë disa dyshime për faktin se ne po flasim këtu për gjysmën e historisë dhe jo për gjysmën tjetër ekzistojnë. Dhe ne po merremi gjithashtu me gjysmën e problemit që është ndihma ushtarake dhe nuk po merremi me gjysmën tjetër që është politika dhe diplomacia. Ky mendim që kisha mendova se duhej ndarë dhe ju kërkoj ndjesë sërisht që rëndësia e vendit tim në këtë proces nuk është aq i madh sa të mund të ndryshojmë ndonjë gjë, megjithatë mendimi im është vetëm një ushqim për të pasur disa mendime të tjera sepse nëse gjëja do të shkoj kështu herët apo vonë vendet perëndimore do duhet të përballen me opinione publike që mund të sjellin rënie të forcave demokratike në kontinentin tonë./ZËRI