Politikë

Deri më 25 afati, KQZ regjistron 15 partitë e para për zgjedhjet e 11 majit

Gjatë mbledhjes, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se janë regjistruar 15 partitë e para politike, ndërsa në total janë 30 kërkesa deri më tani.

I.F
Deri më 25 afati, KQZ regjistron 15 partitë e para për zgjedhjet
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisoni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot kërkesat e partive politike për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë mbledhjes, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se janë regjistruar 15 partitë e para politike, ndërsa në total janë 30 kërkesa deri më tani.

Por, gjatë mbledhjes Partia Demokratike përmes Franc Nurit kërkoi që të lejohen të votojnë edhe emigrantët shqiptarë me dokumente të huaja.

“Merrni masa të votojnë edhe ata që nuk kanë pasaporta biometrike shqiptare, por i kanë nga një dokument të tillë lëshuar nga një vend i huaj”, tha Franc Nuri.

Por, Celibashi e refuzoi këtë kërkesë duke u shprehur se sipas Kodit Zgjedhor duhet një dokument biometrik shqiptar

“Kodi është i qartë, duhet një dokument biometrik shqiptar për të votuar. Le ta kenë edhe të skaduar, por mjaft të jetë biometrik. Nëse nuk e keni një të tillë, nuk mund të regjistrohesh në PER dhe as të votosh. Kështu e ka zgjidhur ligji. Mungon një obligim për pozicionin tim si Komisioner për të ndërmarrë akte të tjera shtesë për regjistrimin. Kuvendi dhe partitë ta kishin adresuar këtë çështje. Nuk e adresuan. Për mua si Komisioner nuk buron asnjë detyrim tjetër të përfshihem në këtë proces”, tha Celibashi.

Në këto zgjedhje, Dashamir Shehu kreu i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Enkelejd Alibeaj kryetari i Djathtas 1912 njoftuan se do të hyjnë bashkë si një koalicion, por pa Lulzim Bashën. Megjithëse ata i bërën thirrje Bashës që t’iu bashkohet. Por ish-kreu demokrat do të marrë pjesë në zgjedhje si kryetari defakto i partisë Koalicioni Euroatlantik, që drejtohet nga Endri Hasa. Ndërsa, Alibeaj nuk rezulton më kreu i Djathtas 1912, por juristi Rezart Kthupi.

Po ashtu edhe Tom Doshi, kreu i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë (PSD) ka dërguar kërkesën e tij për t'u regjistruar në këto zgjedhje. Ai ka bërë të ditur se do të garojë për mandatin e deputetit në qarkun e Shkodrës. Në vitin 2021, PSD fitoi 3 mandate, dy deputetë në Shkodër dhe një në Tiranë.

Lista e 15 partive të para të regjistruara nga KQZ:

-Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama

-Partia Demokratike, Sali Berisha

-Partia e Lirisë, Ilir Meta

-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj

-Partia “Nisma Thurje”, Endri Shabani

-Partia Lëvizja Bashkë, Arlind Qori

-Partia “Mundësia”, Agron Shehaj

-Partia Demokristiane e Shqipërisë, Nard Ndoka

-Partia Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami

-Partia Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia

-Partia Kombëtare Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi

-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, Zef Bushati

-Partia Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi

-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Ylber Valteri

-Partia Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi

Partitë që kanë depozituar kërkesën për regjistrim:

1-  Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)

2- Partia Lëvizja e Legalitetit (P.L.L)

3- Partia Kombëtare Konservatore Albania (PKKA)

 4- Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH/PD)

 5- Mundësia (Mundësia)

6- Partia Kristian Demokrate (PKD)

7- Nisma Thurje (Nisma)

8- Partia e Unitetit Kombëtar (PUK)

9- Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)

10- Partia Bashkimi Demokrat (PBD)

11- Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK)

12- Partia e Lirisë (PL)

13- Partia Balli Kombëtar Shqiptar (PBK)

 14- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

 15- Lëvizja Bashkë (Bashkë)

16- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (PLSHB)

17- Partia Ora e Shqipërisë (POSH)

18- Partia Emigracioni Shqiptar (PESH)

19- Partia Minoriteti Grek për të Ardhmen (MEGA)

20- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve (PMDPSH)

21- Partia Agrare Ambjentraliste e Shqipërisë (PAA)

22- Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE)

23- Partia Drejtësia Shoqërore (PDSHSH)

24- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)

25- Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (LDK)

26- Partia Lëvizja Atdheu (LA)

27- Partia 'Djathtas 1912'

28- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU

29- Koalicioni Euroatlantik (Demokratët Euroatlantikë)

30. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD)

Gjatë një konference, Ilirjan Celibashi bëri me dije se afati për partitë politike që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit është deri më 25 shkurt. Celibashi informoi kolacionet qeveritare mund të regjistrohen deri më 7 mars. Ndërsa partitë politike kanë kohë deri më 12 mars për të depozituar listat shumë emërorë të kandidatëve. Verifikimi i dokumenteve të kandidatëve pritet të përfundojë deri më 17 mars, e më datë 25 do të përfundojë afati i miratimit të listave shumëemërore. Me nisjen e muajit prill, nis edhe fushata zgjedhore që do të zgjasë deri më 10 maj; të nesërmen ka zgjedhje!/ZËRI

Poll

MOS HUMB