Politikë

1 mln dollarë për Sazanin/ Kryebashkiaku i Vlorës “pozitiv”: Duam sa më shumë investime

Kryebashkiaku u shpreh se nuk i ka detajet e projektit, por shtoi se mirëpresin çdo investim që i jep ekonomi Vlorës.

f.t

1 mln dollarë për Sazanin/ Kryebashkiaku i Vlorës

VLORË-Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, ka folur për herë të parë pas publikimit të lajmit se kompania amerikane 'Affinity Partners' e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, do të realizojë një projekt turistik në ishullin e Sazanit.

Kryebashkiaku u shpreh se nuk i ka detajet e projektit, por shtoi se mirëpresin çdo investim që i jep ekonomi Vlorës. Ai shtoi se dëshirojnë të zhvillojnë qytetin, por pa e prishur, duke shtuar se “koha do ta tregojë”.

“Nuk e kuptoj pse komentohet si e nxehtë. Në fakt nxehtë është gjithë koha, kur ka shumë diell ose kur ka ndonjë gjë ka impakt në komunitet. Duam sa më shumë investime në qytet, ashtu siç i takon nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në Vlorë. Varet si e kemi ne vizionin, duam ta zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme, të zhvillojmë pa prishur. Koha do ta tregojë sepse edhe unë nuk i kam detajet e projektit, mirëpresim çdo gjë që i jep ekonomi qytetit”, u shpreh kryebashkiaku.

Jared Kushner, dhëndrri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. /ZËRI

Poll

MOS HUMB