Politikë

1 milion të larguar nga vendi? Rama thirrje shqiptarëve të Italisë: Kthehuni në atdhe, sillni kursimet tuaja

Rama u përgjigjet kritikëve për largimin e 1 mln shqiptarëve: Gënjeshtër e madhe dhe e ligë

E.K
1 milion të larguar nga vendi? Rama thirrje shqiptarëve të
Edi rama

MILANO- Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë. Ai tha se koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur, dhe se ata mund të vijnë dhe të japin kontributin e tyre për vendin e lindjes.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.

Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Rama tha se Shqipëria ka ndryshuar, edhe pse ka ende shumë punë për të bërë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“E vërtetë është që Shqipëria ka shumë punë për të bërë në luftën me korrupsionin e krimin e organizuar të trashëguara me shekujt. Dje ishte Shqipëra që sot ju ngjan juve. Ama me të gjitha problemet e veta Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm.

Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve. Shqipëria ku turizmi mbahej nga patriotizmi dhe rrugëve kishte më shumë togje plehrash të pambledhura sesa turistë. Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht për ta kalonit detin për të marrë një dokument dhe pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës ka vdekur’, vijoi Rama, ndërsa foli dhe për shqiptarët që janë larguar jashtë vendit në këto vitet e fundit.

“Disa gojë thonin këto ditë që unë nuk duhej të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milion shqiptar. Kjo është një gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të liga që ofenduan shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi ne det në atë përfaqim të Athinës.

Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijë të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë”, tha mes të tjerave Rama në fjalimin e tij përpara shqiptarëve të Italisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB