Politikë

Zgjedhjet/ Iu ofrua vendin në listën e hapur, tërhiqet nga gara Nasip Naço

Burime nga brenda mbledhjes që po zhvillohet në selinë rozë kanë bërë me dije se Naço nuk ka pranuar një vend në listën e hapur që i ishte ofruar në qarkun e Beratit.

k.m.
Zgjedhjet/ Iu ofrua vendin në listën e hapur, tërhiqet nga gara
Nasip Naço

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Nasip Naço nuk do të jetë pjesë e listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Burime nga brenda mbledhjes që po zhvillohet në selinë rozë kanë bërë me dije se Naço nuk ka pranuar një vend në listën e hapur që i ishte ofruar në qarkun e Beratit.

Kështu, për shkak se për të nuk u menduan asnjë vend i sigurtë në qark, Naço ka zgjedhur që të mso garojë fare në zgjedhjet që do të mbahen pas 2 muajsh. Por edhe pse duket se një vendim e ka marrë, ende nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për të shpjeguar qëndrimin e tij. 

Naço ishte pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integim, por në vitin 2021 u fut në listën e socialistëve. Por duket se ky ishte mandati i tij i fundit në Kuvendin e Shqipërisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB