Politikë

Kryesia e PD, Berisha: Po përgatis qeverinë e re! Sula s'është përjashtuar, Sterjovski tradhtar

Berisha deklaroi se deputeti nuk është përjashtuar, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se mund të jetë kandidat në listat e hapura.

F.I
Kryesia e PD, Berisha: Po përgatis qeverinë e re! Sula
Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në hyrje të ambjenteve të selisë blu, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar përjashtimin e deputetit Dashnor Sula nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit dhe largimin e 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' nga koalicioni.

Sa i përket Sulës, Berisha deklaroi se deputeti nuk është përjashtuar, ndërsa ka lënë të nënkuptohet se mund të jetë kandidat në listat e hapura.

Sali Berisha: S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohetDashnor Sula është njeri i respektuar. Mos shkoni në ekstreme, primaret janë një kriter themelor, nuk ia mohon kush. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën, çfarë kishte sot në dëshmitë e skapistëve në gjykatë, shpëtuat nga një telefonatë ju nga Lali vjedhësi?

Nga ana tjetër sa i përket largimit të 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' nga koalicioni i Partisë Demokratike, Berisha e komentoi me një shprehje dedikuar kryetarit të AMIE-s, Vasil Sterjovski.

'Sa ç'është i vjetër njeriu është edhe tradhtia',-u shpreh Berisha.

Deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Berisha: Asnjë gjë e tillë nuk ka. Ai është një njeri i respektuar plotësisht. Nuk mundet kurrsesi që të mbajë një qëndrim, por kjo listë këto mundësi kishte. Nga lista e hapur nuk është përjashtuar ai. Ai ka meritat e veta. Unë po e marr vesh nga ju. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Nuk e përjashtoj mundësinë që të më ketë dërguar mesazhe se telefoni im ka mijëra mesazhe. Por ajo që mund t’i them se ai është njeri i respektuar. … Kjo nuk e zhbën procesin e primareve. Mos shkoni në ekstreme. Primaret janë një kriter themelor. … Këto janë teknika të dëshpëtuara. Ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën… Myzyr çfarë kishte sot në dëshmitë e Skapistëve në gjykatë. Shpëtuat ju nga një telefonatë nga Lali Vjedhësi që të shkruani këto e të bëni ato? Më të votuarit janë në lista të sigurta. Disa prej tyre. Por të miratohet lista. Nuk më shkon mua të nxjerr listat tani. Ai deklaron por pastaj mund të ndryshojë mendim. … Unë më shumë po mendoj për qeverinë pas 12 majit. Tani unë po them që po përgatis qeverisjen e ardhshme. Nuk mund të pajtohen të papajtueshmet… Sa ç’është i vjetër njeriu, është tradhtia. Nuk ke se çfarë i bën.

Kryetari i 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' Vasil Sterjovskin ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Sterjovski flitet se do të garojë në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës./ZËRI

Poll

MOS HUMB