Politikë

Berishës i ikën nga koalicioni një parti! Kreu i 'Partisë Aleanca e Maqedonasve' i bashkohet Ramës

Kryetari Vasil Sterjovskin, do të garojë në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës.

F.I
Berishës i ikën nga koalicioni një parti! Kreu i
Vasil Sterjovski dhe Sali Berisha

TIRANË-'Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian' ka kërkuar largimin nga koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Kryetari i kësaj force politike, Vasil Sterjovski i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i njofton edhe vendimin për t’u tërhequr dhe i kërkon çregjistrimin nga ky koalicion.

Burime bëjnë me dije se Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovskin, do të garojë në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës. Mësohet se Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PD-së në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk është pranuar nga Sali Berisha. Ndërkohë që mësohet se ai ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Kërkesa:

Kërkesë për çregjistrimin e AMIE-së nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

I nderuar z. Celibashi,

Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

Në këtë kuadër, ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

Me respekt,

Kryetari i partisë

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski.

Berishës i ikën nga koalicioni një parti! Kreu i
DOKUMENTI

Kërkesa për largim vjen në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, ndërsa 'Shqipërisë Madhështore” i mbeten 25 parti. /ZËRI

Poll

MOS HUMB