Politikë

Zgjedhjet e 11 majit! Regjistrohen 51 subjektet, ja kush janë partitë politike (LISTA)

Fati i partisë së Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik dhe i asaj ‘Mega’ të minoritetit grek, do të vendoset të hënën.

F.I
Zgjedhjet e 11 majit! Regjistrohen 51 subjektet, ja kush janë partitë
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Partitë politike kanë depozituar kërkesat për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilat synojnë të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi sot edhe 2 parti të reja për zgjedhjet e 11 Majit, duke e çuar në 51 totalin e subjekteve.

Krahas 3 partive të mëdha, Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partisë së Lirisë, janë regjistruar dhe 48 parti të tjera të vogla, si Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë” me kryetar Selami Jenishehri dhe 'Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”, me kryetar Gëzim Alibali. Në listë mungon “Aleanca Konservatore për Shqipërinë” e Altin Goxhajt, pasi KQZ e rrëzoi këkesën për shkak se nuk kishte të dhëna të sakta. 

LISTA:

- Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
-Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
-“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar Rivelino Çuno
-“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
-“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
-Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
- Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
-Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
-Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
-Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule
-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
-Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
-“Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”, me kryetar Gëzim Alibali
-Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”, me kryetar Sazan Guri
-“Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”, me kryetar Gëzim Alibali

-Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”, me kryetar Sazan Guri

Fati i partisë së Lulzim Bashës, Koalicioni Euroatlantik dhe i asaj ‘Mega’ të minoritetit grek, do të vendoset të hënën.

Ndërkohë në mbledhjen e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet është miratuar fondi vjetore për partitë, përkatësisht 345,6 mln lekë për 11 subjekte politike. PS merr 151,5 mln lekë dhe PD me 106,6 mln lekë. Pas pak ditësh do marrin edhe 150 mln lekë të tjera për fushatën elektorale. Fondet e fushatës janë veç dhe nuk janë shpërndarë ende. Gjithashtu kreu i tij Ilirjan Celibashi miratoi edhe modelin e fletës së votimit. Më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët./ZËRI

Poll

MOS HUMB