Politikë

Zgjedhjet e 11 majit, Këshilli i Ministrave miraton 25 milionë lekë KQZ për organizimin e zgjedhjeve

Në buxhetin e miratuar, fondit të KQZ i shtohen edhe 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekë.

I.F
Zgjedhjet e 11 majit, Këshilli i Ministrave miraton 25 milionë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi për buxhetin e vitit 2023 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shtesa është miratuar për të shkuar për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në buxhetin e miratuar, fondit të KQZ i shtohen edhe 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekë.

V E N D I M

PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2025, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR ORGANIZIMIN E ZGJEDHJEVE PËR KUVEND TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikёs 3, tё nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj 2025, i cili detajohet, si më poshtë vijon:

– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;

– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.

2. Efekti financiar, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB