
TIRANË- Tashmë kemi një panoramë të fletës së votimit! Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj. E para në listë do të jetë koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa partia tjetër më e madhe në vend, Partia Socialiste do të mbajë numrin 5. I dyti në listën e votimit është Agron Shehaj me "Partia Mundësia" i ndjekur nga Atdheu. Lulzim Basha dhe euro-atlantikët e tij do të jenë në vendin e 4-t. Vendin e fundit në listë e ka Partia Social-Demokrate e Tom Doshit. Edhe pse partitë ishin njoftuar se sot do të bëhet tërheqja e shortit, sërish disa prej tyre kishin zgjedhur që të mos ishin fizikisht në sallë, ndaj edhe gogla me numrin përkatës u tërhoq nga administrata e KQZ-së.
PARTIA- NUMRI NË FLETËN E VOTIMIT:
1. Koalicioni PD "Aleanca për Shqipërinë Madhështore"-1
2. Partia "Aleanca Demokracia e re"-8
3. Partia Social-Demokrate-11
4. Lëvizja Atdheu-3
5. Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet"-6
6. Partia "Lëvizja Bashkë"-2
7. Partia "Koalicioni Euro-atlantik"-4
8. Koalicioni "Djathtas për Zhvillim"-9
9. Partia Socialiste- 5
10. Partia "Mundësia"-10
11. Partia "Aleanca Kombëtare Shqiptare"-7