
TIRANË- Publikohen mesazhet e shkëmbyera mes deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe ish-kryetares së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagamit. Mesazhet e siguruara, të shkëmbyera në aplikacionin "Signal", përmendin edhe emrin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Në mesazhet e publikuara nga 'OraNews', duket se Bushka dhe Llagami kanë diskutuar për disa çështje duke përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
BISEDA 23 nëntor 2023
Klotilda Bushka: Unë i karikova të tërë! Veç Ramiu (Edi Rama) m’ka ngel! E lashë për në fund.
Nereida Llagami: Do e karikojë ky! Kur të jetë në formë ai.
BISEDA 17 dhjetor 2023
Nereida Llagami: Këtej më kanë dhënë “Ok”. Po me idenë se ka folur Ilda (Klotilda Bushka).
Klotilda Bushka: Ehu. Pse mu. E kam pas ndjesinë, por s’kisha si ta provoja. Se s’doja me e hedh poshtë, prandaj ta kërkova ty.
BISEDA 10 janar 2024
Nereida Llagami: Më thotë që Lali (Erion Veliaj)…
Klotilda Bushka: Filloi prapë…
Nereida Llagami: Nuk e ngrys këtë vit…
Klotilda Bushka: T’i bojmë gati qelinë.
Nereida Llagami: I ka thënë…
Por në disa mesazhe të tjera, shfaqet Llagami, e cila në cilësinë e kryetares së KLGJ-së, kërkon që të fusë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vëllanë e saj, Lurand Llagamin. Kësaj here, mesazhet i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024.
BISEDA 16 DHJETOR 2023
Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.
Klotilda Bushka: Okk! Amon lexo!
BISEDA 6 JANAR 2024
Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.
Klotilda Bushka: Uuu, poooo!
Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!
Klotilda Bushka: Yessss!
Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato...
Klotilda Bushka: Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!
Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)
Klotilda Bushka: Burri i kësaj!
Eda (Naureda Llagami): Është i omël!
BISEDA 7 JANAR 2024
Eda (Naureda Llagami): Lajmi më parë nga Luri (Lurand Llagami). Për këtë të Lurit.../ZËRI