Politikë

Zgjedhjet 2025/ Lëvizje brenda PS, Braçe ikën nga Fier? I ofrohet njësia 5 në Tiranë

Vetëm pak ditë më parë, një lëvizje e tillë u bë edhe me Pandeli Majkon, i cili më parë ishte drejtues politik i qarkut të Kukësit.

k.m.
Zgjedhjet 2025/ Lëvizje brenda PS, Braçe ikën nga Fier? I
Erion Braçe

TIRANË- Lëvizje të tjera në radhët e socialistëve! Deputeti Erion Braçe raportohet se për herë të parë pas më shumë se një dekade, do të lëvizë nga qarku i Fierit. Sipas asaj që është mësuar deri më tani, Braçe duket se do të caktohet tek njësia 5 në Tiranë. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë prezantim zyrtar, apo ndonjë konfirmim nga socialisti për lëvizjen. 

I kontaktuar nga “Euronews Albania”, deputeti socialist tha se nuk është në dijeni të një vendimmarrje të tillë.

“Jam i habitur dhe nuk jam në dijeni të një vendimi,”-u shpreh Braçe.

Por nuk është i vetmi. Vetëm pak ditë më parë, një lëvizje e tillë u bë edhe me Pandeli Majkon, i cili më parë ishte drejtues politik i qarkut të Kukësit.

Majko u soll nga Kukësi për të "menaxhuar" fushatën në Kavajë. Në vendin e Majkos në Kukës u dërgua Eduart Shalsi. Një tjetër lëvizje e ngjashme është edhe ajo e Blendi Gonxhes me Blendi Klosin. Nga Dibra, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është caktuar në njësinë 6, në zonën e Kombinatit. Përveç Gonxhes dhe Majkos, punën organizative të strukturave e ka marrë përsipër ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Ndërsa për 4 bashki të qarkut (Kavajë, Vorë, Rrogozhinë, Kamëz), në krye është Elisa Spiropali./ZËRI

Poll

MOS HUMB