Politikë

Vrasja e Martin Canit, Manastirliu: Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e ngjarjes

Zhupa tha se kjo ishte në ngjarje e lajmëruar pasi sistemi arsimor ka dështuar.

I.F
Vrasja e Martin Canit, Manastirliu: Janë marrë të gjitha masat
Ogerta Manastirliu

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa kërkoi interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliut në lidhje me vrasjen e Martin Canit në shkollën “Fan Noli”. Manastirliu akuzoi opozitën se e përdori këtë ngjarje për qëllime politike. Më tej, Manastirliu tha se të gjitha organet kompetente po hetojnë këtë ngjarje.

"Dua të siguroj qytetarët se për ngjarjen në fjalë janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë nga organet kompetente. Për këtë arsye ju siguroj se Ministria e Arsimit është angazhuar për ndalimin e dhunës në shkolla dhe kujdesin ndaj të miturit. Dua të përsëris qëndrimin që kam mbajtur që para pak minuta pas ngjarjes tragjike. Pretendimi që nuk kam reaguar është gënjeshtër e juaja. Fola nga foltorja dhe me qëndrim zyrtar. Nuk do të isha marrë fare por meqë po flasim për edukimin, është e nevojshme të të vijë përpara retorikës që ke përdorur në këtë sallë. Je në hall për një karrige", tha ministrja. 

Por, deklaratat e Manastirliut nuk u pritën mirë nga demokratja, e cila tha se e kuptoi se është ministre vetëm kur ndodhi ngjarja e rëndë. Zhupa tha se kjo ishte në ngjarje e lajmëruar pasi sistemi arsimor ka dështuar. Më tej, Zhupa foli për nismën e qeverisë për të mbyllur ose kufiziuar rrjetet sociale, ku tha se këto përdoren nga qeveria për të bërë fushatë dhe nuk do të mbyllen.

“Se do i marr leje unë Spiropalit çfarë do mbaj në dorë. Zonja ministre, karrigen time unë e kam dhe e shfrytëzoj në interes publik. Një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe për vdekje, nuk vjen këtu të japë moral se si duhet të sillemi. Shqiptarët i dëmton më shumë vjedhja që i bëni fondet publike, se sa fjala e një opozitari. Kur ndodhi fatkeqësia e kuptoi që është ministre e Arsimit. Nëse një nga ata djem, një i plagosur dhe tjetri nuk jeton, do kishin fituar një medalje në art, sport, e para që di të merrte merita do të ishte Ogerta. Nëse do kishin dal fitues diku, do ishte Ogerta e para që do na numëronte se çfarë suksesi ka pasur ajo me arsimin, kur ndodh një fatkeqësi, kur ndodh një mungesë përgjegjësie, atëherë Orgerta nuk ka faj. Po u fut Ogerta ‘live’, u shkon mesazhe shkollave për ‘like’ dhe share. Flisni ju për TikTok, që fushatën e keni bërë në TikTok?! Flisni ju për TikTok? Por jo moj zonjë. Fusni në shkollë arsimin mediatik, çdo njeri të ket mundësi të shfaqë talentin e vetë. Ngjarja e Martinit nuk është ngjarje e veçuar. Është një ngjarje e lajmëruar, sindromë një sistemi arsimor që ka dështuar”, iu përgjigj Zhupa. /ZËRI

Poll

MOS HUMB