Politikë

Nis me tensione Kuvendi, Bardhi-Spiropalit: Ndërprite seancën, detyroje kryeministrin të vij dhe të japë llogari

Bardhi ka kërkuar kryetarës së Kuvendit, Elisa Spiropalit të detyrojë Ramën të marrë pjesë në këtë seancë parlamentare.

I.F
Nis me tensione Kuvendi, Bardhi-Spiropalit: Ndërprite seancën,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kjo seancë parlamentare ka nisur me tensione, ku kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen “Beccheti”. Bardhi ka kërkuar që të ndërpritet seanca parlamentare deri sa kryeministri të vij. Bardhi ka kërkuar kryetarës së Kuvendit, Elisa Spiropalit të detyrojë Ramën të marrë pjesë në këtë seancë parlamentare.

"Siç jeni në dijeni, në datën 2 dhjetor të këtij viti në përputhje me nenet 80 dhe 96 dhe 97 të kushtetutës kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për infot e 130 mln euro të qytetarëve shqiptarë janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit të Agon Channel. Keni thënë se kërkesa jonë u mor nga kryetarja e Kuvendit, kryeministrin për shkak të agjendës së enjtes nuk do jetë prezent por do zhvillohet sipas procedurës. Keni detyrimin si pikë të parë të vendosnit kërkesë për interpelancë me kryeministrin. Pas asaj që deklarohet sipas kushtetutës, do ta sillnit kryeministrin sot, për t’iu përgjigjur ka patur një reagim publik të kryeministrin që ju ka diktuar dhe ju mos ushtrimin e kompetencës për ta përfshirë në rend dite. Kryeministri nuk mund të vërë kushte kur paraqitet apo jo sipas detyrimit që ka. Kushti që ka vendosur nuk varte nga kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë në Xibrakën. Mund të jetë shantazh dhe intimidim ndaj prokurorisë së posaçme. Kërkesa ime në përputhje me kushtetutën të thërrisnit kryeministrin Rama të jap llogari. Disponojmë dokumentacionin përkatës, kur nuk ka ekzekutim vullnetar, ka vendim të gjykatës belge. Ndërprite seancën, detyroje të jap llogari", tha Bardhi. 

Nga ana tjetër, ministri i Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se kryeministri nuk ka pse të japë shpjegim për lajmet e rreme, pasi ende po vazhdon gjyqi për çështjen “Beçeti”. Ba;;a tha se Rama nuk është i detyruar të marrë pjesë në seancën parlamentare.

“Për një shpifje të propaganduar publikisht, sepse bëhet fjalë për një lajm të rremë se 130 milionë euro një elementi kriminal me të cilin shteti shqiptar po vazhdon që të përplaset në gjyqe apo në procese penale, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera. Thuhet se kërkohet Rama për të sqaruar një shpifje. Ma gjeni në rregullore se kush është detyrimi i kryeministrit se duhet të paraqitet për të sqaruar një shpifje. Jo vetëm kryeministrit por edhe ministrat janë të gatshëm të vijnë në çfarë do lloj por kur kërkesa juaj të ketë fakte që mbrojnë interesin publik. Nuk thuhet në asnjë vend që ai duhet të jap shpjegime për shpifje. Shpifjet s'janë të lejueshme. Lajmet e rreme janë deteje që duhet të bëhemi bashkë për tu përballur”, tha Balla. /ZËRI

Poll

MOS HUMB