
DURRËS- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Veliaj ka votuar në orarin e caktuar nga administrate e instuticionit, sipas rregullave dhe procedurave për të ushtruar të drejtën e votës personat që ndodhen në paraburgim.
Gjatë ditës së sotme, Veliaj dhe tre socialistët e tjerë të arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja; ish-deputeti Jurgis Çyrbja dhe ish-sekretari i Përgjithshëm e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako refuzuan të votojnë për shkak të pranisë së mediave. Sapo socialistët janë informuar se në burg ka pasur prani të mediave, kanë refuzuar të votojnë.
Njëzëri kanë kërkuar që procesin e votimit ta zhvillojnë pa praninë e mediave dhe kamerave./ZËRI