Politikë

Vizita zyrtare, Rama pret Macron në Kryeministri

Ata priten që të zhvillojnë një takim dy palësh dhe më pas do të mbajnë një deklaratë për shtyp.

I.F
Vizita zyrtare, Rama pret Macron në Kryeministri
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri presidentin francez Emmanuel Macron. Ata priten që të zhvillojnë një takim dy palësh dhe më pas do të mbajnë një deklaratë për shtyp. Të dy udhëheqësit do të flasin edhe në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner si dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi. 

Kjo është vizita e dytë zyrtare e Macron në Tiranë. Ndërsa, vizitën e parë ai ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Brigitte Macron.  Presidenti francez mbërriti në Shqipëri ditën e djeshme në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Pas përfundimit të samitit Macron francez inauguroi me kryeministrin shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”, e dedikuar teknologjisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB