Politikë

KQZ publikon të dhënat paraprake, sa qytetarë votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar 1.462.138 qytetarë në qendrat e votimit në vend.

I.F
KQZ publikon të dhënat paraprake, sa qytetarë votuan në
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat paraprake sesa shqiptarë kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në shifrat e e publikuara, përfshihen votuesit si brenda territorit të Shqipërisë, po ashtu edhe diaspora. Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar 1.462.138 qytetarë në qendrat e votimit në vend.

Të dhënat paraprake të transmetuara nga operatorët në sistemin e informacionit në KQZ, për votimin në Shqipëri:

3.467.962 – Numri total i zgjedhësve në listë;

1.462.138 – Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara;

1.406.514 – Vota të vlefshme;

55.514 – Vota të pavlefshme;

Ndërsa, 12 kuti votimi janë shpallur të parregullta nga Komisonet Zonale të Administrimit Zgjedhor, të cilat nuk janë përfshirë në procesin e numërimit.

Sakaq, KQZ KQZ bën me dije se 245.953 zgjedhës të diasporës janë miratuar për të votuar përmes shërbimit postar.

Vota e diasporës:

245.953 – Numri total i zgjedhësve të miratuar nga KQZ

194.889 – Numri total i zarfeve të shërbimit postar

147.024 – Numri total i zarfeve të numëruar

145.316 – Vota të vlefshme

1532 – Vota të pavlefshme

KQZ publikon të dhënat paraprake, sa qytetarë votuan në
Të dhënat
KQZ publikon të dhënat paraprake, sa qytetarë votuan në
Të dhënat

KQZ bën me dije se në këto shifra nuk përfshihen votat e mbërritura nga Greqia, për të cilat pritet të nisë sot procesi i numërimit. Shifrat e publikuara janë të dhënat paraprake, ndërsa priten të konfirmohen pasi të përfundojë plotësisht procesi i numërimit të zarfeve të ardhura nga Greqia./ZËRI

Poll

MOS HUMB