Politikë

Vijon "shkundja" në Bashkinë e Tiranës! Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin, Blendi Sulaj

Gjatë ditëve të fundit, në Bashkinë e Tiranës është shënuar një “furtunë” shkarkimesh dhe dorëheqjesh të disa prej zyrtarëve më të lartë të institucionit.

zh.ll
Vijon "shkundja" në Bashkinë e Tiranës! Erion Veliaj
erion veliaj-blendi sulaj

TIRANË- Në bashkinë e Tiranës vijon vala e shkarkimeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj, i cili ishte emëruar në këtë post në vitin 2025.

Gjatë ditëve të fundit, në Bashkinë e Tiranës është shënuar një “furtunë” shkarkimesh dhe dorëheqjesh të disa prej zyrtarëve më të lartë të institucionit.

Më herët, më 28 gusht, Erion Veliaj, përmes një vendimi të firmosur nga qelia, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin. Në vendim argumentohej se Ristani kishte refuzuar zbatimin e urdhrave të kryebashkiakut dhe gjatë detyrës së saj është kthyer në një pengesë për ushtrimin efektiv të mandatit të Veliajt, pasi sipas tij ka munguar koordinimi institucional, moszbatim të vendimeve gjyqësore dhe refuzim të urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë. Pas këtij vendimi, më 31 gusht, Ristani me anë të një postimi në rrjete njoftoi largimin e saj nga Bashkia e Tiranës si nënkryetare.

Ndërsa një ditë më parë, 31 gusht, dha dorëheqjen sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Eldi Hoxha. Në vend të tij, kryebashkiaku Veliaj komandoi Alban Dokushin si sekretar të Përgjithshëm, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e tij në detyrë. Dokushi më 21 Mars 2025 u shkarkua nga kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani.

Nga 28 gushti në Bashkinë e Tiranës nuk ka një drejtues të deleguar që të qëndrojë në krye të punëve, teksa kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025./ZËRI 

Poll

MOS HUMB