Evis Sala
TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka dhëndë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se Sala ka paraqitur dorëheqjen e saj gjatë takimit me kryeministri Edi Rama.
Sala mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë "Rama 4." Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet që e kanë çuar ministren drejt dorëheqjes, por në paraqitjen e dorëheqjes mësohet që ajo të ketë thënë se “do të ndjekë karrierën e saj akademike”. Në prezantimin e saj, Sala u shpreh se objektivi kryesor ishte zgjidhja e rimbursimit të barnave onkologjike.
Poll