Politikë

Veliaj reagon sërish nga burgu, publikon fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham': Puna vijon njësoj

Kryebashkiaku e quajti arrestimin e tij një burgosje pa gjyq.

I.F
Veliaj reagon sërish nga burgu, publikon fotot nga rindërtimi i
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga burgu përmes një postimi në rrjetet sociale. Veliaj ka publikuar disa foto nga rikonstruktimi i shkollës 9-vjeccare ‘Edith Durham’, ku ka shkruar se e kanë burgosur për ta mbajtur larg punëve të qyetit. Kryebashkiaku e quajti arrestimin e tij një burgosje pa gjyq.

"Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët.

Forca!", shkruan Veliaj.

Veliaj u vendos në pranga më 10 shkurt, aktualisht ndodhet në paraburgimin e burgut të Durrësit. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI

Poll

MOS HUMB