
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka treguar arsyet se përse u largua nga PD dhe pse nuk është më pjesë në listën e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sula tregoi se atij iu kërkua që të garantonte mandatin e 6-të në Elbasan nëse do të ishte në listat e PD-së. Për “Report TV’, ai tha se atij nuk iu ofrua që të ishte pjesë e listave të mbyllura ose atyre të hapura. Ai u shpreh se u largua për shkak të padrejtësisë që iu bë.
Pyetje: Dua një përgjigje të sinqetë. Shumë e intepretuan mos futjen tënde tek lista e Shqipëria Bëhet’ me deklaratën e zotit Berisha që tha ‘je ende në kohë’.
Dash Shehi: Zero. Gënjeshtrën politike e urrej. Ndoshta vendimi im mund të ishte në gjaknxehtësi e sipër apo mërzitësi po, por gënjeshtër politike jo. Pata fluks kërkesash nga 5 kryetarë partishë. Pata ftesë nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e vlerësoj qoftë nga Shabani, Pano Soko e Lapaj por ishte momenti i fundit i afatit të regjistrimeve. E vendosa ti bashkohem të mos humbja afatin kohor që të rrija jashtë gare. Por çfarë ndodhi. Unë ika nga listat e PD-së për shkak të një padrejtësie që mu bë. Nuk më është ofruar as lista e mbyllur as lista e hapur në PD. Nëse del një burrë, duke nisur nga Sali Berisha i pari që të ketë kontaktuar me mua qoftë për listë të hapur apo të mbyllur unë them jam unë i pafytyrë. Për mua ka nisur kontaktimi ditën e nesërme. E këtë e ka bërë i pari Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i PD-së që më mori në telefon. Pas asaj kritike që kam bërë sërish më ka telefonuar Noka. Më telefonoi edhe në një kohë që u mor vesh që unë nuk isha dakord me sjelljen e qasjen e Lapajt, i cili u tha e u përfol nga drejtuesit që lista e mbyllur janë persona të afërm të tyre, janë listë kot që nuk pretendojnë të qenë deputet. PD-në e druaj që do të shkojë tek 4, për 6-të të flejë gjumë në Elbasan", tha ai.
Më tej, Sula ka treguar se çfarë ndodhi gjatë nefociatave me Adriatik Lapajn dhe përse ata nuk ranë dakord.
“Në një kohë që unë kërkova garanci meqë këto janë kot, persona të afërm tuaj, a nuk mund të lind e drejta mua që të kem, unë personin tim aty meqë do të jem në listë të hapur si të gjithë të tjerët dhe mekanizmi I tyre ishte që do të tërhiqeshin. Unë i bëra provokim. Meqë janë personat kot të tërhiqen që sot. Jo thanë nuk i tërheqim kot. Pra ata nuk tërhiqeshin sot që nuk kishin mandat, imagjino nesër që do merrnin mandatin. Isha njeriu i vetëm që kisha garantuar 99% për të marrë mandatin në Elbasan ku mbështetja do të ishte e madhe. Për humor i thashë ore mund të thotë dhe vajza ime nipi im, pse të mos jem unë deputet? Të paktën ta gëzonte nipi im, jo halla xhaja e tjetrit. Lapaj humbi e shansin e jetës së vet politike se mandatin e parë do ta kishte në Elbasan", u shpreh Sula.
Ai gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për kryedemokratin Sali Berisha. Sula është shprehur se nëse ai humbet zgjedhjet, të largohet nga Partia Demokratike.
Pyetje: Mesazhi i fundit që ke ndaj lidershipit demokrat
“Jam I qartë nëse Sali Berisha ... mund Edi Ramën unë Dashnor Sula ish student i 8 dhjetorit do i ulem në gjunjë e do i puth këmbët e s'do të merrem me politikë. Nëse i humb zgjedhjet i kërkoj të çlirojë... çliroje PD që ndonëse është opozitë të mund të ringrihet. Nëse Berisha do e mbajë peng. PD është e destinuar të ikë me arkivol në Tufinë apo Sharrë ku do të varroset Berisha", shtoi Sula.
Ndërsa u shpreh se ndryshe nga opozita, ai beson në drejtësinë e Prokurorisë së Posaçme.
"Po jam SPAK-ist, Altin Dumani nuk korruptohet, edhe nënën e vet e fut në burg nëse shkel ligjin", përfundoi ai.
Deputeti Dashnor Sula u largua nga Partia Demokratike, pasi u shpreh se emri i tij nuk ishte vendosur në asnjë listë të kandidatëve për deputet. Kështu ai kaloi në krah të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që drejtohet nga Adriatik Lapaj. Por duket se as këtu nuk gjeti padrejtësi duke u larguar nga ky koalicion. Ndërsa, hodhi akuza se Lapaj, po përpiqet të marrë vota në emër të Sali Berishës. Nga ana tjetër, Berisha për largimin e Sulës tha se gaboi dhe u largua nga beteja.ZËRI