Politikë

Turqia dhuron "drona kamikazë"/ Rama: Mos u shqetësoni se kë do godasë Shqipëria!

Në fjalën e tij, Rama falënderoi presidentin Erdogan, por theksoi se nuk duhet të shqetësohet askush, pasi vendi ynë nuk ka ndërmend të godasë askënd.

k.m.
Turqia dhuron "drona kamikazë"/ Rama: Mos u shqetësoni se
Edi Rama

TIRANË- Turqia i ka dhuruar Shqipërisë disa dronë kamikazë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në fjalën e tij, Rama falënderoi presidentin Erdogan, por theksoi se nuk duhet të shqetësohet askush, pasi vendi ynë nuk ka ndërmend të godasë askënd. Megjithatë shtoi se fakti që këto dronë, tashmë janë në pronësi të Shqipërisë, do të thotë që vendi ynë është i pagoditshëm. 

"Nga ana tjetër ne jemi shumë të interesuar dhe shumë të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake. Dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin dhe ku ne kemi identifikuar konkretisht investime në këtë fushë. E thashë në hapje të mbledhjes, e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë, për t'i dhënë ushtrisë së Shqipërisë drona kamikazë. është një dhuratë që nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria. Por ka brenda një mesazh nga Turqia, që Shqipëria është e pagoditshme,"-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB