Politikë

Fjalimi nga Tirana, Erdogan me mendjen tek "FETO": E kemi rrezik të përbashkët

Në fjalën e tij, presidenti turk u shpreh se kishte për qëllim që të dy vendet të vazhdonin luftën kundër organizatave terroriste.

k.m.
Fjalimi nga Tirana, Erdogan me mendjen tek "FETO": E kemi rrezik
Rexhep Tajip Erdogan

TIRANË- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në deklaratë me kryeministrin Edi Rama, preku edhe çështjen e organizatave terroriste, duke u ndalur veçanërisht tek "FETO". Në fjalën e tij, presidenti turk u shpreh se kishte për qëllim që të dy vendet të vazhdonin luftën kundër organizatave terroriste.

"Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisni mirëqenien e popullit tonë. Ne do të rrisim nivelin tregtar. Ne ramë dakord që të intensifikojmë investime të ndërsjellta. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e shëndetësisë, me spitalin e miqësisë në Fier që e ndërtuam në kohë rekord. Do ofrojmë mbështetje për Forcat e Armatosura, në fushën e pajisjeve ushtarake. Diskutuam luftën kundër rreziqeve të përbashkëta nga organizatat terroriste, veçanërisht kundër FETO-s. Shpresojmë që të vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste duke respektuar vendimet që morëm sot,"-tha në fjalën e tij Erdogan. 

Ndërkohë që në të tijën, kreu i qeverisë, nuk e përmendi në asnjë moment organizatën që është shpallur "terroriste" nga Turqia. 

*Organizata FETO e Fetullah Gylenit është konsideruar si organizatë terroriste nga Turqia, pasi organizoi grusht shteti kundër Erdogan në korrikun e vitit 2016. Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të, apo mbështetës i tij, konsiderohet i rrezikshëm për Turqinë, ndaj dhe përfundojnë në pranga./ZËRI

Poll

MOS HUMB