Politikë

Begaj me komplekse, i "qahet" Erdoganit: Ju i keni zyrat e mëdha, ne jo! Do i them Edit për një ndërtesë tjetër

Gjatë takimit mes tyre, dëgjohet edhe një bisedë që ka pasur me presidentin Bajram Begaj brenda ambienteve të Presidencës.

k.m.
Begaj me komplekse, i "qahet" Erdoganit: Ju i keni zyrat e mëdha,
Bajram Begaj dhe Erdogan

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj është kompleksuar nga pritja që ka organizuar ndaj homologut turk, Rexhep Taiyyp Erdogan. Gjatë takimit mes tyre, dëgjohet edhe një bisedë që ka pasur me presidentin Bajram Begaj brenda ambienteve të Presidencës. Begaj, me sinqeritet i është ankuar presidentit Erdogan se zyrat i ka shumë të vogla në krahasim me pallatin presidencial në Ankara. Por e ka gjetur edhe "zgjidhjen". 

Kreu i shtetit shqiptar i thotë Erdoganit se do i kërkojë kryeministrit Edi Rama fonde për një ndërtesë të re. Sigurisht më të madhe se ajo që ka aktualisht. 

MOMENTI ME VIDEO:

"Ju i keni zyrat shumë të mëdha. Ne i kemi të vogla, vetëm 5-600 metra katrorë. Po i them Edit që kemi nevojë për një ndërtesë tjetër,"-i thotë Begaj-Erdoganit.

Ndërsa ky i fundit vetëm qesh dhe tund kokën në shenjë pohimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB