Politikë

Turi i diasporës, Rama nesër takim me shqiptarët në Londër

Këtë herë Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Londër.

I.F
Turi i diasporës, Rama nesër takim me shqiptarët në
Edi Rama

LONDËR- Kryeministri Edi Rama do të takohet nesër me shqiptarët në Londër, duke vijuar një “traditë” që krijoi disa muaj më parë për takimin me shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit. Këtë herë Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Londër. Takimi me shqiptarët do të nis në orën 12:00.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, – shkruan Rama.

4 muaj më parë, Rama vizitoi shqiptarët që jetojnë në Milano dhe në Athinë, ndërkohë që kishte planifikuar edhe një takim në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani. Por po ashtu vendosi në axhendë të edhe shqiptarët që jetojnë përtej Atlantikut. Pas takimit në SHBA, ai takoi edhe shqiptarët që jetojnë në Selanik. Kjo nismë përkon edhe me faktin që për herë të parë në Shqipëri, vitin që vjen do të implementohet edhe vota e diasporës, ku emigrantët do të votojnë me postë.

Po ashtu edhe opozita u takua me shqiptarët në Londër javën e kaluar, e ndërsa këtë javë është radha e socialistëve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB