Politikë

Berisha takim me drejtuesit e qarqeve të PD-së: Të martën do të bllokojmë Tiranën

Berisha zhvilloi mbledhje me drejtuesit politik të qarqevem, ku bëri me dije se protesta e radhës do të mbahet të martën dhe do të nisë në orën 17:00.

I.F
Berisha takim me drejtuesit e qarqeve të PD-së: Të martën do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se të martën opozita do të mbajë marshim-protestën e radhës në Tiranë. Protesta e radhës u thërrit nga Berisha pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la masën e sigurisë së vendosur nga Gjykata e Posaçme. Berisha zhvilloi mbledhje me drejtuesit politik të qarqevem, ku bëri me dije se protesta e radhës do të mbahet të martën dhe do të nisë në orën 17:00.

"Kjo mbledhje e thirrur me urgjencë lidhet me protestën, me marshimin në Tiranë të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me datën 26 nëntor, ora 5. Koha në të cilën thirret jo protesta, por mosbindja civile, është e shkurtër. Por, revolta, zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë rritet me shpejtësi progresive nga java në javë.

Zemërimi ndaj saj është i pandalshëm. Në këtë kuadër mund të themi se protesta e datës 26 nëntor është një hap i vonuar. Ndaj dhe kërkoj nga ju, nga kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, anëtarët e kryesive, kryetarët e grupseksioneve, anëtarët e grupseksioneve dhe mbështetësit tanë, një mobilizim të jashtëzakonshëm në mënyrë që Tirana me datë 26 të jetë e tëra në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë.

Asgjë nuk ka më të pamëshirë se kohën dhe këtë duhet ta kemi të qartë secili nga ne. Kjo narkoqeveri nuk meriton asnjë minutë kohë të vetme. Sulmi dhe vetëm sulmi duhet të jenë qëndrimet tona. Të dashur miq, në një hark kohor të shkurtër, ka një përmbysje të plotë të qëndrimeve ndaj narkoshtetit shqiptar dhe PD-së.

Të mos harrojmë se sot, në spektrin botëror të qendrës së djathtë dhe të djathtë, Shqipëria përbën, pas zonave të luftës, problemin më madhor për shkak të narkoshtetit, për shkak të mungesës së zgjedhjeve të lira, të burgosjes së opozitës, të krijimit të sipërmarrjes qeveri-krim i organizuar, të plaçkitjes si asnjëherë më parë të qytetarëve, të zbimit të tyre nga Shqipëria.

Ky realitet dramatik shqiptar, i sanksionuar tashmë në dokumentet më themelore të CDI, organizatës më të vjetër të forcave politike të qendrës së djathtë që grupon 109 parti nga mbi 100 e ca vende të të gjithë planetit.

Sanksionimi në rezolutën e PPE, të miratuar në Maltë, i problematikave të mëdha me të cilat përballet Shqipëria, mbështetja e madhe, e jashtëzakonshme për demokratët dhe demokracinë, për opozitarët dhe opozitaret, duhet të jetë një frymëzim i madh për çdo qytetar shqiptar.

Por jo vetëm një frymëzim, por edhe një detyrim madhor. Partitë simotra, 109 parti të CDI, 83 parti të PPE, dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për PD-në dhe shqiptarët.

Kjo kërkon që ne të bëjmë fuqishëm detyrën tonë. Ata presin nga ne përballjen më të suksesshme me narkodiktaturën. Ata presin nga ne që këtë mbështetje të madhe dhe të merituar ta shndërrojmë në fuqi dhe frymëzim, në betejën tonë kundër narkoshtetit.

Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre. Ndaj dhe, të nderuar drejtues politikë të qarqeve, duhet marrë çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë. Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme.

Ajo mbahet tani nga organet e dhunës. Në një akt që më rikujton muajt e fundit të diktaturës komuniste, i ndërruan të gjithë drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur, njerëz me lidhje të certifikuara, ushtarë të krimit. Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar.

Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë. Nuk mund të mbani pushtetin me banda. Jo dhe jo. Sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit.

Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë. Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar. Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës”, tha Berisha. /ZËRI

Poll

MOS HUMB