Politikë

Turi Ballkanik/ Ursula von der Leyen viziton sot Tiranën, takim me Ramën dhe Begajn (AGJENDA)

Sipas agjendës, Von der Leyen pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama

I.F
Turi Ballkanik/ Ursula von der Leyen viziton sot Tiranën, takim me
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë sot Tiranën në kuadër të turit të saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas agjendës, Von der Leyen pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama në orën 15:15 në Kryeministrinë dhe pas një orë në 16:10 ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Gjatë vizitës së saj në Shqëipëri pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00. Presidentja e KE-së, pritet që të takohet nesër në orën 10:00 me presidentin Bajram Begaj dhe më pas do të vazhdoj turin e saj në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Pas takimit me Begaj, ajo do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Bosnjë dhe Hergegovinë. Von der Leyen pritet të vizitojë zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit.

Më 25 ajo do të vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Pas takimit me Vuçiç në presidentja e KE do të jetë në Kosovë më 26 tetor ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Von der Leyen do të përmbyllë turin e vizitave të saj në Ballkanin Perëndimor të shtunën me vizitën e saj në Podgoricë të Malit të Zi.

Fokusin e veçantë Von Der Leyen do të ketë në paketën e BE-së për rritje dhe reforma në Ballkanin Perëndimor, e cila parashikon ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

Agjenda e Ursula Von der Leyen:

15.10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri

15.15 – Takim me kryeministrin Rama

16.10 – Deklaratë e përbashkët për shtyp

17.00 – Ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës

10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj

/ZËRI

Poll

MOS HUMB