Politikë

Thoma Gëllçi fitoi në Strasburg! Rama: Janë shkelur të drejtat e njeriut

F.I
Thoma Gëllçi fitoi në Strasburg! Rama: Janë shkelur
Thoma Gëllçi dhe Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar në mbledhjet e grupit parlamentar të PS rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi, që fitoi gjyqin në Gjykatën e Strasburgut. Rama theksoi se ka filluar numërimi mbrapsht për Shqipërinë në Strasburg. Ai tha se edhe ish-drejtori i RTSH-së sipas Strasburgut ishte mbajtur në paraburgim duke kapërcyer çdo argument juridik e penal, pasi ai nuk përbënte as rrezikshmëri, as ishte i arratisur dhe për më tepër ishte treguar bashkëpunues.

Edi Rama: Nëse sot ka luftë totale, për ta forcuar drejtësinë, për ta bërë të pavarur, nëse sot erdhi dita për të treguar çfarë është drejtësia e pavarur, kjo është vepra jonë dhe e askujt tjetër. Prandaj më 11 Maj duam një mandat shumë të fortë, sepse duam që këtë dritare të hapur në rrethana historike me BE ta shfrytëzojmë dhe brenda 2030 të bëhemi anëtarë të BE, më 2027 mbyllim negociatat. Sepse dje Gjykata e Strasburgut, e Të drejtave të Njeriut, shikoni ça ka thënë për ish-drejtorin e RTSH-së, unë nuk marr përsipër për të thënë nëse është apo s’është i fajshëm, sepse ai e ka bërë procesin, kjo është çështje tjetër, nuk them për këdo që mund të ketë abuzuar apo futur duart në xhepat e të tjerëve, ama them për atë që shprehet Europa, për të mos e lënë drejtësinë të rrëshkasë, por për ta bërë të barabartë. Autoritetet shqiptare nuk kishin prova se Gëllçi mund të arratisej nga Shqipëria, dorëzimi i tij ishte i vullnetshëm, sepse ishte kthyer nga jashtë vendit dhe u vu në dispozicion. Kjo tregon një mungesë të qasjes profesionale. Unë e kam parë vetë kur të marrin në rrugë dhe kur s’kishte as afrima as largima, as kanale e portale, as kushtetutë dhe as ligj, e kam parë se çfarë ndjen njeriu e fusin në furgon i thonë hajde pak me ne, e çojnë atje dhe e marrin në pyetje me një hetues që i bën presion. S’e kam pranuar kur isha person me duar në xhepa, e jo më tani që jam kryeministër i Shqipërisë. Kam ardhur këtu me një mision, që nga 1912, për t’i dhënë pavarësinë drejtësisë, bashkë me ju këtu dhe ju e dini, për herë të parë kemi hequr duart nga drejtësia, pasi 5 vite me radhë kemi thënë nuk komentojmë asnjë proces, asnjë vendim të drejtësisë. Dhe unë kur e shoh, se për fat të mirë ose të keq jam pak më i gjatë se të tjerët, që kam parë se kjo metodë në sistem është gabim, se ja si vjen puna, paraburgimi mbeti pa u vlerësuar nëse faktorët e paraburgimit ishin të vlefshëm dhe gjykatat nuk morën vlerësimin e duhur, duke kontribuar me një zgjatje të paraburgimit.

Një ditë më parë avokati i Thoma Gëllçit njoftoi se Gjykata e Strasburgut e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së. Avokati Dorjan Matlia gjatë njoftimit shkruante se arrestimet janë bërë 'bukë e djathë' për SPAK dhe se u intereson më shumë shfaqja e cirkut televiziv sesa respektimi i standardeve evropiane.

Poll

MOS HUMB