TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve dhe incidenteve të krijuara një ditë më parë jashtë Kuvendit, ku protestuesit tentuan të pengonin hyrjen e deputetëve në sallë, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Përmes nje postimi në platformën "X", Rama ka publikuar një video nga incidenti ku deputetja socialiste Iris Luarasi u përball me një grup protestuesish, ndërsa në reagimin e tij i është përgjigjur edhe Partisë Demokratike Europiane lidhur me qëndrimin e saj për protestën.
Rama kundërshton cilësimin e këtyre episodeve si “mospajtim demokratik”, duke theksuar se deputetët shqiptarë, nga e djathta në të majtë, u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike, përfshirë hedhjen e vezëve dhe gurëve, teksa përpiqeshin të hynin në vendin e tyre të punës. Rama ndalet kryesisht te incidenti me deputeten Luarasi, duke e cilësuar atë si një shembull të sjelljes që, sipas tij, nuk mund të konsiderohet mospajtim demokratik.
Në përfundim të reagimit, kreu i qeverisë shqiptare i kërkon PDE-së që t'i japë "Shqipërisë një pushim" dhe të mos e tërheq në politikën "mendjengushtë", siç ai e quan.
Postimi i plotë i Ramës:
“Pra, për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë, pengimi i parlamentarëve për të hyrë në seancën e hapjes së Parlamentit është “mospajtim”? Ndoshta duket kështu nga komoditeti i tastierës suaj. Por jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të përballeshin me një seri abuzimesh verbale dhe dhune fizike, me vezë dhe madje edhe gurë të hedhur drejt tyre, vetëm për të arritur në vendin e tyre të punës. A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si mospajtim demokratik? Me sa duket jo. Nga rruga, shikoni se si një anëtare e nderuar e Parlamentit, një akademike e respektuar dhe një avokate e njohur gjerësisht për të drejtat e grave, abuzohet nga modelet tuaja të “mospajtimit” ndërsa thjesht përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës. Dhe kjo nuk ishte as më e keqja e asaj që kolegët tuaj shqiptarë duhej të duronin dje. Keni ndonjë gjë për të thënë në lidhje me këtë formë të veçantë “mospajtimi” nga foltorja juaj e lartë demokratike? Apo shqetësimi juaj për demokracinë mbaron aty ku fillojnë faktet e pakëndshme? Dhe ju lutem, jepini Shqipërisë një pushim dhe mos e tërhiqni Shqipërinë në këtë. Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik se politika juaj mendjengushtë. Nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve që shkëmbejnë fakte për angazhim të lirë politik”.
So, for your particular breed of lazy democrats, preventing parliamentarians from entering the opening session of Parliament is “dissent”?
— Edi Rama (@ediramaal) September 9, 2026
Perhaps it looks that ëay from the comfort of your keyboard. But not to your Albanian colleagues, from right to left, ëho ëere forced to run… pic.tëitter.com/tXMlXëglqg
Reagimi i Ramës vjen pas një postimi të European Democrates (Partia Demokratike Europiane) në "X", ku pyeste drejtpërdrejt kryeministrin shqiptar: “cili është problemi yt me disidencën”, duke iu referuar protestës, teksa kishin publikuar edhe një foto nga protesta.
Postimi i plotë i PDE-së:
Dje, ndërsa protestat në #Tiranë hynë në ditën e tyre të 101-të radhazi, imazhet që na arritën u bënë thellësisht shqetësuese. Ndalimet u rritën, reagimi i policisë dukej në mënyrë disproporcionale i ashpër dhe njerëz pa uniforma të dukshme u panë duke ndërhyrë, duke ngritur pyetje serioze nëse ata ishin oficerë policie apo individë që vepronin jashtë çdo zinxhiri të qartë llogaridhënieje. Kjo vjen pas bllokimit dhe kufizimit të llogarive të mediave sociale të lidhura me protestat javën e kaluar, një shqetësim i mëtejshëm për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion. Nën udhëheqjen e Edi Ramës, #Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë sundimin e ligjit, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të mos u pajtuar, për të protestuar dhe për të folur lirisht.
???????? Yesterday, as protests in #Tirana entered their 101st consecutive day, the images reaching us became deeply worrying. Detentions increased, the police response appeared disproportionately harsh, and people without visible uniforms were seen intervening, raising serious… pic.twitter.com/mDgt0DaWjT
— European Democrats (@democrats_eu) September 9, 2026
Ditën e djeshme, 8 shtator, u regjistruan tensione dhe incidente në nisje dhe në përfundim të seancës së parë të sesionit parlamentar para Kuvendit. Rreth 20 protestues u shoqëruan nga Policia pas episodeve të dhunës dhe përplasjeve me efektivët. Protestuesit ishin mbledhur pranë Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar, ndërsa rreth një orë pas përfundimit të protestës situata u tensionua dhe u bllokuan disa prej akseve rrugore. Policia ndërhyri në disa momente për të liruar akset e bllokuara, ndërsa protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen dhe pati përplasje me efektivët./ZËRI