Politikë

Mbledhje me dyer të mbyllura! Rama takim me drejtuesit politikë te "Vila e Kuqe" në Tiranë

Mësohet se mbledhje do të zhvillohet në Vilën e Kuqe në Sauk, rreth orës 12:00, dërsa në fokus pritet të jenë nismat e prezantuara më herët nga Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”.

zh.ll
Mbledhje me dyer të mbyllura! Rama takim me drejtuesit politikë te
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë drejtuesit politikë. Mësohet se mbledhja me dyer të mbyllura, do të zhvillohet në Vilën e Kuqe në Sauk, rreth orës 12:00.

Në fokus pritet të jenë nismat e prezantuara më herët nga Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Nisma “Prania Besnike” ka nisur më 4 shtator dhe lidhet me angazhimin e strukturave të Partisë Socialiste për të qenë më të pranishme pranë qytetarëve dhe në terren, në kuadër të organizimit dhe komunikimit të partisë.

Takimi i sotëm vjen në vijim të një serie mbledhjesh që kryeministri ka zhvilluar gjatë javëve të fundit me drejtuesit politikë, ministrat dhe deputetët socialistë./ZËRI

Poll

MOS HUMB