
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë sërish në një konferencë për mediat, një ditë pas arrestimit të Ilir Metës. Në deklaratën e tij, Blushi tha se dy prej efektivëve janë me precedent të mëparshëm kriminalë. Ai shtoi se i ka me emra, por do t'i publikojë në një moment të dytë. Po ashtu, ka analizuar me pika edhe videon e arrestimit, duke nxjerrë elementë që sipas tij janë të paligjshëm. Blushi në vijim tha se nga një automjet tip “Volkswagen” nuk është i regjistruar si pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.
PJESË NGA FJALA E BLUSHIT:
Sipas informacioneve paraprake, një nga 6 oficerët e ngarkuar në detyrë, që duhet të bënte prezantimin e mandatit të arrestit, gjë që nuk ndodhi kurrë dhe sigurisht që I ishte ngarkuar misioni politik për shoqërimin e Liderit të Partisë së Lirisë, është një djalë, emrin e të cilit po e rezervoj ta them për momentin, sepse jemi duke bërë verifikime, I moshës 27 vjec, pa experience në strukturat e policisë, I cili jo vetëm ka guxuar, se sigurisht mungesa e eksperiencës me bandit e ka frenuar ti afrohet makinës, pork a shërbyer aty edhe si roje trafiku, ndërsa sa I përket horrave që u përpoqën të tërhiqnin forcërisht Presidentin e PL- së nga automjeti, pa u identifikuar se të cilës strukturë ishin, sigurisht që ishin terrorist dhe asgjë më shumë, janë, të paktën kemi identifikuar 2 persona me precedent penalë, të cilët është e paqartë se si kanë hyrë në strukturën e Policisë së Shtetit, por me një të kaluar shumë të errët të lidhur me bandat në zonën e Durrësit dhe sfidoj publikisht zarin e Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme që në qoftë se ky fakt nuk është I vërtetë, le ta përgënjeshtrojë. së dyti, një nga automjetet civile, pa asnjë logo policie, është një tip automjet Volksëagen civil, me targë AA 42 IVA, është ky automjet nga I cili ka dalë edhe një nga banditët me kapuc që ka kërcënuar me armë qytetarët që filmonin skenën e ngjarjes. Na rezulton, nga të dhëna shumë të sigurta pranë, se ka dhe ndonjë polic të ndershëm që I ka rezistuar fushatës së patronazhimit Brenda Policisë së Shtetit, na rezulton që ky automjet prej 2 vitesh qarkullon në rrugët e Shqipërisë pa asnjë dokument identifikues, madje dhe me shumë historic të dyshimtë, unë mund tju them dhe disa rekorde: Në datën 20/12/2022, ka patur një ndalesë në Tiranë, tek Ekonomiku dhe është liruar. Në datën 24/04/2023, është prap ndaluar edhe pse ka qenë një automjet I stërmbushur me gjoba dhe cdo përdorues automjeti, jo vetëm në Tiranë, porn ë të gjithë Shqipërinë e dinë që kjo Narkopolici nuk të fal me një gjobë, jo të ndalosh një automjet të dyshuar, që lëviz me xhama të zinj, kryesisht në zonën e Tiranës edhe të Durrsit, dyshime të arsyeshme që kemi të bëjmë me një automjet që nuk përdoret nga Policia e Shtetit, sepse Policia e Shtetit I ka automjetet e identifikuara dhe ka plot dhe plot raste të tjera kur këto automjete janë ndaluar me xhama të erret dhe janë liruar nga punonjësit e policieë së Shtetit. Rastet tregojnë që kemi të bëjmë me makina që përdoren nga personazhe të botës së errët të krimit të bërë njësh me Edi Ramën. Gjithashtu dua të sqaroj se të gjitha detajet ne po I analizojmë me shumë qetësi edhe me kujdes dhe të jenë të bindur të gjithë këta horra që kanë marrë përsipër të bëjnë atë akt terrori, qe do të marrin përgjigjen e merituar, për këtë askush të mos ketë dyshim. Kam edhe një paralajmërim publikpër të gjithë spiunët e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të SPAK sigurisht, që qysh mbrëmë dhe sot po vërtiten si hyena reth e rrotull Partisë së Lirisë, qëndroni larg, qëndroni larg kësaj godine, sepse as Altin Dumani nuk do ju bëjë dermandhe sigurisht një tjetër paralajmërim kam për Edi Ramën personalisht: Nëse Ilir Metës i ndodh gjë Brenda ambjenteve ku është izoluar, përgjegjësia do të jetë e tij personale, jo vrimë miu por as vrimë gjilpëre nuk do gjejë.
Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”. /ZËRI