Politikë

Prangosja e Metës/ Ish-kryeministri i Italisë: Kur tërheqin zvarrë një ish-president, imagjino ç'i bëjnë emigrantëve

Renzi komentoi videon e arrestimit të Metës.

k.m.
Prangosja e Metës/ Ish-kryeministri i Italisë: Kur tërheqin
Matteo Renzi

TIRANË- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, teksa komentonte marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve në kampin e Gjadrit, ka 'cekur' edhe arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një intervistë që po jepte për mediat italiane, Renzi komentoi videon e arrestimit të Metës duke u shprehur se kur kjo ndodh me një ish-president, cili është standarti për një emigrant?

"Në Shqipëri...Ne e dimë që kanë një standart pak më ndryshe...pak më herët u arrestua ish-presidenti shqiptar. Nga pamjet e arrestimit që kapet dhe tërhiqet zvarrë në mes të rrugës një ish-president, imagjinoje çfarë mund të bëjnë autoritetet shqiptare me emigrantët bangladeshas", - thotë ai.

MOMENTI ME VIDEO:


Ditën e djeshme Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish. Por Meta nuk është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Endrit Brahimllarit, në “arrest shtëpie” është caktuar Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos), ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”./ZËRI

Poll

MOS HUMB