Politikë

SPAK ankimoi vendimin e GJKKO-së që la të lirë Sali Berishën, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë oështjen

Pasi gjyqtarja Fjorela Davidhi revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, SPAK dorëzoi në Gjykatën e Apelit, kërkesën për lënien në fuqi të masës së sigurisë të caktuar më parë ndaj Berishës.

I.F
SPAK ankimoi vendimin e GJKKO-së që la të lirë Sali
Sali Berisha

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar Engert Pëllumbi si gjyqtarin që do të shqyrtojë ankimimin kundër e Prokurorisë së Posaçme për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Pasi gjyqtarja Fjorela Davidhi revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, SPAK dorëzoi në Gjykatën e Apelit, kërkesën për lënien në fuqi të masës së sigurisë të caktuar më parë ndaj Berishës. Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e korrupsionit në dosjen Partizani ish-kryeministrit.

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në dosjen e SPAK thuhej se dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja. /ZËRI

Poll

MOS HUMB