Politikë

Dita 2 e Samitit! Rama-diasporës: Investoni në Shqipëri, sot askush nuk është mbi ligjin

Rama theksoi se drejtësia është e pavarur dhe askush nuk është mbi ligjin.

F.I
Dita 2 e Samitit! Rama-diasporës: Investoni në Shqipëri, sot
PAMJE NGA SAMITI

TIRANË-Sot mbahet dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës. Fjalën e hapjes e ka mbajtur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhë më pas ka vijuar kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria nuk kufizohet vetëm brenda territorit të saj dhe ftoi diasporën të investojë në vend, duke deklaruar se sot ka më shumë se 1.2 mld euro investime të huaja. 

Edi Rama: Ky samit nuk është mbledhje ceremoniale, por deklaratë e bindjeve të larta. Diaspora nuk është në periferi të jetës së Shqipërisë, por në zemër të saj. Ky vend është kantier i madh transformimesh që e fton diasporën në investime, për të ardhmen e Shqipërisë. Kur nisëm të mendonim për samitin e parë të Diasporës, ishte një moment ritakimi në një vend plot shpresë të rilindur. Ishte hap i parë për të thirrur fuqinë e Diasporës, për t’u ndjerë më të fortë përballë të përpjemes që duhet të ngjisnim, ku sot jemi më afër se kurrë. Pararardhësi im sa herë hynte në Shqipëri, e numëronte veten si turstë. 300-400 mln euro investime në vit kishte asokohe, ndërsa sot kaloi 1.2 mld euro investime të huaja në vit. Ne i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi, për të gjithë, pa kursyer askënd! Atëherë i mbyllej dera drejt BE, sot i kemi mbyllur të gjitha kapitujt në 11 muaj, në kohë rekord. Njësoj si ju kur ju mbyllej dera në duart e botës, dhe askush nuk kishte kohë. Si në çdo kantier, edhe në atë të Shqipërisë 2030 ka pluhur, ka zhurmë, madje zhurmë zhurdhuese. Por ndonjëherë është mirë të kthesh kokën pas, për forcë, frymëzim për të filluar punën që kemi nisur. Për t’u ndjerë më të fortë përballë tatëpjetës së thepisur që duhej të ngjisnim drejt majës për të cilën sot jemi më afër se kurrë ndonjëherë. Sot jemi në fazën e ndërtimit të asaj që ka qenë boshti i bisedës tonë shekullore.

Rama u ndal edhe te reforma në drejtësi dhe zhvillimet e fundit drejt integrimit në Bashkimin Europian, ku u shpreh se drejtësia është e pavarur dhe askush nuk është mbi ligjin.

Edi RamaSot ju i merrni të gjitha shërbimet, rreth 95% të shërbimeve të shtetit kudo ku jeni falë një kliku në smartphone apo kompjuterin tuaj. Atëherë kur u mblodhëm për herë të parë, Shqipëria njihej botërisht dhe ishte e damkosur nga Bashkimi evropian si atdheu i pandëshkueshmërisë, ku ligji vepronte vetëm ndaj të dobëtëve dhe ku çdo i fortë sundonte ligji, sot pandëshkueshmëria është një mit i së kaluarës në Shqipëri. Askush sot nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë qysh ka qenë në krye të herës nga 1912, deri sa ne me vullnet të plotë i dorëzuam shpatën që i takon vetëm asaj për të bërë drejtësia të barabartë për të gjithë dhe pa kursyer askënd.

Në vijim të punimeve të Samitit të Diasporës, do të zhvillohen 8 panele me sesione të ndryshme.

Paneli 1: Diaspora dhe demokracia përfaqësuese në hapësirën shqiptare: Nga vota te përfaqësimi institucional

Paneli 2: Diaspora partner në biznes dhe inovacion

Paneli 3: Diaspora dhe sistemi shëndetësor

Paneli 4: Këndi i librit – ‘Libri si urë identiteti’

Paneli 5: Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkarisht?

Paneli 6: Mësimi digjital dhe standardizimi i gjuhës shqipe në diasporë

Paneli 7: Diaspora dhe kërkimi shkencor – programi read

Paneli 8: Zhvillimi lokal dhe rural – A ka rol për diasporën

Një ditë më parë u mbajt ceremonia e hapjes ku fjalën e mbajti Presidenti Bajram Begaj, i cili dekoroi edhe disa personalitete të Diasporës shqiptare. Konkretisht Gentian Toshkezi u dekorua nga Presidenti Begaj me ‘Urdhërin Suprem të Shqiponjës’; Futbollisti Lorik Cana u dekorua nga Presidenti Begaj me titullin ‘Kalorës në Urdhërin e Skënderbeut’; Klarita Gërxhani u dekorua nga Presidenti Begaj me ‘Urdhërin e Kalorësit Lisit Akademik’ dhe Shqiponj Telhaj po ashtu u dekorua nga Presidenti Begaj me ‘Urdhërin e Kalorësit Lisit Akademik’.

Poll

MOS HUMB