Politikë

"Nuk e kemi shitur Sazanin", Rama nga Vlora: Projekti ka ndryshuar, do ketë më pak ndërtime

Kreu i qeverisë informoi se negociatat për projektin ende nuk kanë përfunduar

F.I
"Nuk e kemi shitur Sazanin", Rama nga Vlora: Projekti ka ndryshuar, do
Edi Rama

VLORË-Kryeministri Edi Rama nga takimi me operatorët turistikë në Vlorë ka folur edhe për projektin në Sazan, duke theksuar se qeveria nuk e ka shitur ishullin. Rama deklaroi se projekti ka ndryshuar dhe do të ketë më pak ndërtime. Kreu i qeverisë informoi se negociatat për projektin ende nuk kanë përfunduar, teksa shtoi se Shqipëria do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do të investojë dhe do administrojë ishullin.

Edi Rama: Këtu flitet shumë për gjithçka dhe bëhen fakte gjëra të pavërteta, marrin dhenë. Është hapur gjithandej se qeveria ka shitur ishullin e Sazanit, kjo nuk është e vërtetë. Sazani është pronë e Republikës së Shqipërisë, dhe do të mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë. E dyta, sot që flasim nuk e kemi përfunduar negociatën për Sazanin. Shteti shqiptar do jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do investojë dhe do administrojë ishullin. Pra, shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. E treta, nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. Nuk do jetë një resort i mbyllur. E katërta, projekti ka ndryshuar në proces. Do ketë shumë pak ndryshime dhe do ketë një profil kulturor artistik të rëndësishëm. Do jetë një nga projektet më të bukura në Mesdhe. Do jetë një zhvillim që do i rrisë vlerën gjithë investimeve këtu. Se ata që shohin ngushtë, nuk kanë si ta kuptojnë se çfarë impakti ka një zhvillim i tillë. Do rritet vlera e pronës për të gjithë vlonjatët, për të gjitha investimet e reja që po bëhen. Ata që nuk shkojnë dot atje, do kenë dëshirë të jenë afër saj, do sjellë vetëm të mira për Vlorën.

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, do të investojë 1 miliard dollarë për ishullin e Sazanit në vila dhe resorte luksoze. Qeveria e Shqipërisë, në janar të vitit 2025, miratoi kërkesën e Jared Kushner për zhvillimin e ishullit të pabanuar të Sazanit, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik./ZËRI

Poll

MOS HUMB