Politikë

Shpërblimi për fundvit/ 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë, ja kush përfiton

Ata që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, invalidëve që kanë statusin e para dhe tetraplegjikut, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar.

F.I
Shpërblimi për fundvit/ 275 mijë familje dhe individë
Albana Koçiu

TIRANË-Gjatë mbledhjes së qeverisë së zhvilluar ditën e sotme, u mor vendimi për dhënien e një shpërblimi fundviti për 275 mijë familje dhe individë, të cilët do përfitojnë 15 mijë lekë të reja.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu, në një prononcim për mediat njoftoi se ata që do përfitojnë i përkasin kategorisë së familjeve me ndihmë ekonomike, jetimët, të verbërit, invalidëve që kanë statusin e para dhe tetraplegjikut, ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuar. Fondi i akorduar nga mbledhja e qeverisë për këtë shpërblim është 2.1 mld lekë.

"Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm shumë të gëzuar për të gjithë familjet e individët që përfitojnë nga skema dhe programi i mbrojtjes sociale. Me vendim të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit sociale. Janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë, ata që kanë statusin e të verbrit, dhe ajko që është e rëndësishme për herë të parë këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara. Janë 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuara të cilët gjithashtu do të marrin shpërblimin e fundvitit,"- u shpreh Koçiu.

Poll

MOS HUMB