Politikë

Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit, miratohet buxheti prej 5.4 miliardë lekë

Sipas planeve, 1.9 miliardë do të shkojnë për investime, si vazhdimi i programit të Rindërtimit, si dhe ndërhyrjet në infrastrukturën shkollore dhe rrugore.

I.F
Debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit, miratohet buxheti
Këshilli Bashkiak i Durrësit

DURRËS- Mes tensioneve dhe debateve, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi buxhetin për vitin 2025, si dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027. Buxheti me një vlerë prej 5.4 miliardë lekë, u miratua me 29 vota pro dhe 8 abstenime. Sipas planeve, 1.9 miliardë do të shkojnë për investime, si vazhdimi i programit të Rindërtimit, si dhe ndërhyrjet në infrastrukturën shkollore dhe rrugore. Gjithashtu me shumicë votash u miratua edhe paketa fiskale për vitin 2025.

Por, debatetet u zhvilluan nga këshilltari demokrat, ku kërkoi shpjegime për mungesën e 6.3 milionë eurove të të ardhurave të bashkisë që prej vitit 2018, raportuar nga Këshilli i Lartë i Shtetit. Nga ana tjetër, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako tha se kjo shumë nuk ka hyrë në arkën e bashkisë dhe lidhet me debitorët.

Edhe pse kjo oishte mbledhja e fundit e këtij viti dhe nga më të rëndësishmet për zhvillimin e qytetit, nuk u bë asnjë prezantim i buxhetit apo si do të shpërndahet. Ai u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak, por u kritikua për mungesën e transparencës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB