Politikë

Shkarkimi i Veliajt, Qeveria paraqet argumentet në Kushtetuese: Nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj

Në argumentat e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, theksohet se kryebashkiaku nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj për shkak të arrestit.

zh.ll
Shkarkimi i Veliajt, Qeveria paraqet argumentet në Kushtetuese: Nuk u
erion veliaj

TIRANË- Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, parashtrimet e tij për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  Në argumentat e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, theksohet se kryebashkiaku nuk u paraqit në detyrë për 3 muaj për shkak të arrestit. Mungesa e zgjatur në detyrë e Veliajt shkaktoi dëm të konsiderueshëm në nevojat e qeverisjes së kryeqytit. Ndër të tjera, në dokumentacionin shkresor theksohet se Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shqyrtimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave, pasi ky i fundit nuk është organ kushtetues, por ekzekutiv. 

“Këshilli bashkiak ka marrë vendimin nr.69, datë 23.9.2025 në rrethanat kur Kryetari i Bashkisë Tiranë ndodhet në pamundësinë fizike për t'u paraqitur në detyrë prej datës 10 shkurt 2025, për shkak të vendosjes ndaj tij të masës shtrënguese të sigurimit personal. Pavarësisht kërkesave të përsëritura procedurale, gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg për kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe nuk ka pranuar heqjen e masës, apo zëvendësimin me një masë tjetër shtrënguese që do të mundësonte paraqitjen në detyrë. Këshilli Bashkiak Tiranë ka konstatuar se mosparaqitja në detyrë, në rrethanat e sipërcituara dhe për një periudhë më të gjatë se tre muaj, përbën shkak ligjor për të propozuar shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, mbështetur në shkronjën “c”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, "Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar. Fakti juridik i pamundësisë së paraqitjes në detyrë është fakt publik dhe vërtetësia e tij nuk mund të vihet në dyshim. Kundërshtimi i vendimit në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të pežlilöjë efektet e tij, sepse Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente për shkarkimin për shkage të tjera, përveç atyre të përcaktuara nga pika 1, e nenit 115, të Kushtetutës dhe shkronja “a”,e Nr.fletë: nenit 62, të ligjit nr.139/2015 dhe paraqitja e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, në organin e gabuar për shqyrtimin e mjeteve ligjore të ankimit, nuk sjell efekte juridike. Po kështu, paraqitja e ankimit në gjykatën administrative kompetente nuk pezullon automatikisht efektet juridike të aktit.” thuhet në parashtrimin e Këshillit të Ministrave.

Vendimi për shkarkimin e kryebashkiakut u mor pas miratimit të një propozimi nga Këshilli Bashkiak Tiranë për largimin e Veliajt nga detyra. Këshilli Bashkiak e shkarkoi Veliajn, më 23 shtator, me 50 vota pro të PS-së dhe PD-së, duke iu referuar ligjit të vetëqeverisjes vendore, se shkarkimi i kryetarit mund të kërkohet pasi ai mungon për 3 muaj rresht në detyrë. Vendimi më pas, u firmos firmosur në mbledhjen qeverisë, më 25 shtator, një ditë pasi prefekti i Tiranës e kishte përcjellë kërkesën e Këshillit Bashkiak drejt kryeministrisë. 

Ndërkohë Erion Veliaj ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e tij si të papajtueshëm me Kushtetutën. Ai kërkon gjithashtu shfuqizimin e dekretit të Presidentit që cakton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë Tiranë dhe pezullimin e efekteve të këtij dekreti deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. 

Një ditë më parë ishte Presidenca që çoi në Kushtetuese parashtrimet e saj, duke i kërkua shpalljen e moskompetencës për çështjen e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe lejimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Më 8 tetor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

Presidenti Bajram Begaj, më datë 1 tetor 2025, nxorri dekretin për zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit. Pas dekretit, avokatët e Erion Veliajt bënë shtesë në ankimimin e tyre të mëparshëm, duke kërkuar edhe shpalljen anti-kushtetues të dekretit të Presidentit për zgjedhjet e Tiranës. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB