Politikë

Tensione në Kuvend/ Peleshi përjashton Bardhin nga Kuvendi: Je i paaftë dhe i paburrë (VIDEO)

Bardhi është dëgjuar duke i thënë Peleshit “je i paaftë” dhe "i paburrë" ndërsa pasi e ka paralajmëruar disa herë që të mos ndërpresë seancën, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar.

zh.ll
Tensione në Kuvend/ Peleshi përjashton Bardhin nga Kuvendi: Je i
bardhi-peleshi

TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga debatet dhe tensionet, deri në përjashtimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi. 

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, pas disa paralajmërimevre. 

Bardhi është dëgjuar duke i thënë Peleshit “je i paaftë” dhe "i paburrë" ndërsa pasi e ka paralajmëruar disa herë që të mos ndërpresë seancën, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar nga seanca.

"Je i paaftë. As sa Nikolla nuk u bëtë! Je i paburrë", tha Bardhi.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Kryeparlamentari paralajmëroi edhe deputetin tjetër demokrat, Klevis Balliun. Më pas Peleshi e ndërpreu seancën për 5 minuta.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u shpreh se socialistët do të kërkojë masë disiplinore ndaj Bardhit për përjashtim me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Poll

MOS HUMB