
TIRANË- Vijon rinumërimi i votave në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në Tiranë. Sot po vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për qarkun e Durrësit, si për subjektet politike, ashtu dhe për kandidatët. Edhe në këtë qark, ashtu si në Tiranë edhe në Fier, subjekti që po humbet më shumë vota është Partia Demokratike. Aktualisht demokratët, në 148 nga 290 kuti të numëruara, janë humbur 18 vota. Por "lëshime" ka pasur edhe nga kandidatët. Për qarkun e Durrësit më shumë vota të pamerituara duket se ka marrë ish-prokurori, Arian Ndoja, i cili ka "rikthyer", 77 vota. Ndërsa më shumë vota ka rikuperuar Emri Vata, i cili ka rimarrë 54 vota.
Më të larta janë numrat tek socialistët. Në kampin rozë, Ani Dyrmishi rezulton se deri më tani ka marrë 23 vota të pamerituara, ndërsa Gentian Hilla ka rikuperuar 241 të tilla.
TË DHËNAT SIPAS KQZ:
148-290 kuti të numëruara
1. Koalicioni Partia Demokratike PD-ASHM 18
2. Lëvizja Bashkë 1
3. Lëvizja Atdheu -
4. Partia Koalicioni Euroatlantik -
5. Partia Socialiste e Shqipërisë 4
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet- "-5"
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare- "-1"
8. Partia Aleanca Demokracia e Re - 1
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim - 5
10. Partia Mundësia - "-3"
11. Partia Socialdemokrate- "-1"
Sipas projeksioneve të deritanishme nuk ka ende asnjë ndryshim rezultati sa i takon subjekteve politike. Aktualisht, deri më tani, rinumërimi ka përfunduar në Tiranë, ku nuk pati asnjë ndryshim mandati. Ndërsa në Fier, po. Për 10 vota më shumë mandatin e Zegjinë Çaushit, e mori Maldrita Bardho. Por megjithatë kjo e fundit hoqi dorë nga mandati, duke rikthyer sërish Çaushin në Kuvendin e Shqipërisë./ZËRI