Politikë

Rikthehet Viktor Tushaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës THIRRJE diasporës: Votoni! Vetëm bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë Madhështore

Tashmë që shumë pak ditë kanë mbetur deri në mbylljen e votimit të diasporës, Tushaj i ka drejtuar një mesazh bashkëqytetarëve të tij, duke i kërkuar që të zgjedhin ndryshimin dhe të votojnë numrin 1 në fletë.

k.m.
Rikthehet Viktor Tushaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës THIRRJE diasporës:
Viktor Tushaj

LEZHË- Viktor Tushaj, ish-kryebashkiaku i Lezhës rikthehet në garë për të marrë një tjetër mandat si deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga zgjedhjet e 11 majit. Pas 6 vitesh mungesë në sallën e Kuvendit, Viktor Tushaj garon në listën e hapur të koalicionit "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore" për të marrë një mandat si përfaqësues i qarkut të Lezhës. Tashmë që shumë pak ditë kanë mbetur deri në mbylljen e votimit të diasporës, Tushaj i ka drejtuar një mesazh bashkëqytetarëve të tij, duke i kërkuar që të zgjedhin ndryshimin dhe të votojnë numrin 1 në fletë.

"Të dashur bashkëatdhetarë! Ju jeni zemra që rreh për atdheun, edhe kur trupin e keni larg tij. Ju jeni nderi i Shqipërisë, sepse e mbani gjallë me mundin, sakrificën, përkushtimin dhe krenarinë tuaj. Sot, për herë të parë, keni në dorë një mundësi të vërtetë: të votoni me dinjitet, për ndryshimin që Shqipëria ka aq shumë nevojë. Unë jam Viktor Tusha dhe jam kandidat për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Lezhë. Kam zgjedhur që të garoj sepse besoj se Shqipëria nuk ka më kohë për premtime të zbrazëta. Ka nevojë për njerëz me përvojë, ndershmëri dhe vullnet të palëkundur për t'i shërbyer qytetarëve lezhjanë, kurbinas e mirditorë dhe t'i përfaqësojë ata denjësisht në Parlament. Ftesa ime është e thjeshtë, por me zemër: Merrni pjesë në këto zgjedhje. Votoni! Sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë Shqipërinë Madhështore. Më 11 maj, votoni nr.1. Votoni koalicionin "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Votoni për të ardhmen që meritoni","-thotë Tushaj. 

VIDEO-MESAZHI: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB