
LEZHË- "Kaubojsi" Eduart Ndocaj duket se është rikthyer për të marrë sërish një mandat si deputet. Kësaj here, nuk garon më nën siglën e Partisë Demokristiane, por për koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës. Prej disa muajsh, ai duket se sërish rikthyer në terren për të zhvilluar takime në të gjithë qarkun e Lezhës, ku nënvizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet vendi dhe domosdoshmërinë e rrotacionit politik.

“Vazhdojnë takimet në çdo cep më cdo banor të qarkut Lezhë. Sot bashkë me skuadrën fituese të kandidateve Euroatlantik ishim në Mal Bardhë të Kurbinit me banorët e kësaj zone! Një fshat me shumë histori dhe të persekutuar nga sistemi komunist. Shqiptarët numërojne akoma edhe qindarkat e fundit per te mbylluar muajin ku fshatrat ne Lezhe po shkojnë drejt një varfërie ekstreme! Duhet të votojmë pro ndryshimit dhe ti largojmë “arkitektët” e degradimit të fshatrave dhe zonave rurale në Shqipëri!,”- shkruan kandidati për deputet krahas disa fotove të shpërndara nga fushata.
Kësaj here ai duket se ka një pjekuri më të madhe politike, të cilën kërkon që ta vendosë në shërbim të qytetarëve dhe atyre që do ta zgjidhin.
"Sot jam më i qartë në politikë, pasi kam përvojën e duhur. Lezha nuk është vlerësuar nga asnjë prej forcave të mëdha politike, pasi ka sjellë kandidatë që nuk njohin realitetin e banorëve të zonës, ndërkohë që ky qark ka emra djemsh dhe vajzash, intelektualësh që do i bënin nder Shqipërisë,"-tha Eduart Ndocaj gjatë një interviste për “Thuja Gjergjit”.

Kështu, me kapelen e tij në kokë, sërish stil "coëboy", Ndocaj është rikthyer në terren me sytë nga votat që do të grumbullojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit./ZËRI