TIRANË-Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot rekomandimet E 2026 para Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuesit të SPAK si dhe drejtuesve të Prokurorive të rretheve. Ministri foli për tre rekomandimet kryesore gjatë 2026, ku deklaroi se prioritet është evazioni fiskal.
Toni Gogu: Evazioni fiskal duhet të jetë prioritet. Është shtyllë e rendit ekonomik të vendit dhe konkurrencës së ndershme. Rekomandimet e 2026 e trajtojnë evazionin fiskal si një prioritet e ndaj duhet bashkëpunim ndërinstitucional për ta luftuar këtë fenomen. E dyta është krimi kibernetik. Pastrimi i parave bëhet në kriptovaluta, grupet kriminale përdorin mënyra të ndryshme pastrami parash. Ndaj në rekomandimet e 2026 kërkohen investime teknologjike të vazhdueshme. E treta, kriminaliteti rrugor. Drejtimi pa leje drejtimi, drejtimi në gjendje të dehur janë prioritete, që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. Është një fushë, që duhet të kemi fokus. Prioritetet e 2026 të tjera mbeten konstante.