Politikë

Reformë të re territoriale, Berisha: Nuk ulemi në tryezë me qeverinë e dalë nga "farsa elektorale"! Nuk e njohim legjitimitetin e Ramës

Sa i përket tërritoriales, Berisha kundërshton në mënyrë kategorike të ulet për të diskutuar, pasi thekson se kjo reformë bëhet nga qeveria e Ramës.

zh.ll
Reformë të re territoriale, Berisha: Nuk ulemi në tryezë me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se opozita nuk e njeh legjitimitetin e kryeministrit Rama dhe për rrjedhojë nuk mund të ulet në një tryezë me të për të diskutuar për reformën territoriale. Megjithatë, Berisha thotë se mund të ulet me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore, pasi siç thekson kreu i demokratëe, kjo bëhet nëpërmjet partive politike.

Sa i përket tërritoriales, Berisha kundërshton në mënyrë kategorike të ulet për të diskutuar, pasi thekson se kjo reformë bëhet nga qeveria e Ramës. Kreu i demokratëve përsërit qëndrimin e tij se qeveri ka dalë nga "farsa elektorale" siç ai e quan, prandaj nuk mund të ulet kurrsesi. 

“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të ulet kurrë me të, nuk mund të pranojë karrigen mbi farsa elektorale. Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them se PS s’është parti e spektrit politik, ai vendosi dorën e tij të zezë të reforma territoriale, kurse reforma zgjehore bëhet nga patitë. Nuk mund të them se s’do ulemi me PS-në për reformën elektorale, por jo me qeverinë, ajo e ka humbur legjitimitetin”, tha Berisha. 

Berisha nuk la pa përmendur valën e fundit të shkarkimeve të drejtorëve të bashkive në vend, teksa akuzoi kryeministrin Rama për shkelje kushtetuese. 

“Marrja e kompetencave nga qeveria qendrore të ajo vendore ëhstë akt i rëndë antikushtetues dhe shkelje e Kartës së Konventës, shkelje e rëndë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006, që ndalon apo i heq të drejtën qeverisë vendore që të ndërmarrë apo bëjë ndryshime të qeverisja vendore. Objeksionet që ka qeveria i ndjek vetëm nëpërmjet Gjykatave, me padi. Ramaduro është vetë kryeministër, kryeprokuror, kryepolic dhe kryetar bashkie, ndaj sillet në këtë mënyrë. Fjala e lirë dhe vota e lirë janë dy të drejtat kryesore. Ndaj ua lexova edhe unë raportin juve”, tha kryedemokrati.

Poll

MOS HUMB